Wednesday, December 19, 2012
Syte e kuajve
Sot te percolla per te 8 here ne stacionin e trenit dhe per te 8 here te pyeta" A do te ikesh vertete". " Nuk e di"- mu pergjigje, "vetem se ne stacionin e trenit ndarjet kane me shume kuptim, jane me te plota". Treni te mori mbi vete dhe u largua duke lene pas ate cafcufin e zgjatur qe aq shume kam deshire ta cucuris tek kthehem vetem per ne shtepi.
E di qe kam kohe qe nuk i mbaje ere sqetullave. Me duket shume patetike, edhe pse gjithmone kam qene i bindur se e kam bere nga dashuria per veten. Pastaj sy kuajsh kam filluar te shikoj ne enderr. Mos me thuaj qe edhe kjo te duket normale. Syte e kuajve te mi jane shume te medhenj, me te medhenj se ato te kuajve te tjere. Me shikojne ngultaz, aq ngultaz sa me bezdisin. Mos me thuaj qe edhe kjo nuk te habit. Po pucrrat qe me kane dale ne rreze te veshit. Me siguri eshte duke mu shpifur ndonje semundje e keq. Syte e kujave nuk me shqiten per asnje moment, ndersa ne tani po i afrohemi per te 9-ten here stacionit te trenit. Kesaj here po me pyet ti " a do te me shkruash". UNe nuk di c'te them, ule koken dhe hesht. Ti me pyet serish " do te me shkruash" nuk kam cte them. Ngre koken te shoh ne sy dhe " mjau" mjaullita. Ti u zemerove, por une nuk hingellij dot.
Sy kuajsh shoh ne enderr dhe deshira e cmendur per te vrapuar larg me lind ne gji. Por ce do se ne enderrat e mia te qellon ty gjithmone te ikesh larg, ndersa mua me duhet te cucuris ate cafcufin e lodhur, te djerstur, qe ashtu i lagur nga peshtyma ime mezi arrin ti shpetoj burgut te dhembeve per tu sorrollatur ne rruget e qytetit, ku i vetmi banor jam une dhe treni. Si zoteri, thua se nuk arrin ta kuptosh caprashitjen time. Po sigurisht qe keni shume te drejte. Une jam veten nje idiot, qe percjell njerez ne stacionin e trenit, dhe shikoj ne enderr sy kuajsh. Sigurisht qe nuk paguhem, edhe pse e bej shume mire kete pune, bile me zell do te thosha. E bej vetem nga deshira. Ja pra ku ju afruam per te thjeten here stacionit te trenit, vetem se kesaj here nuk e shikoj as trenin dhe as syte e kuajve. Te shikoj vetem ty. " A do te vish prape te pyeta" dhe te nuhata sqetullat. Ti me shpove tej per tej me syte e medhenj, hingellive, dhe vrapove andej nga iken treni. Caf-cuf, caf-cuf peshperita, dhe e kuptova se kesaj here kishe ikur pergjithmone. Gjithesesi, ne stacionin e trenit ndarjet kane kuptim, dhe jane me te plota.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment