Deshirat e Mia
Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tjetrin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vetëm me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre
No comments:
Post a Comment