Wednesday, December 19, 2012

Durim

Pranvere!

Dielli rezearte eshte fshehur pas reve te zeza. Qielli nxin e sterrose si kurre ndonjehere. Dallendyshet jane fshehur gemushave. Shiu i disa oreve me pare i ka platosur te gjitha lulet pas baltovines se krijuar nga tumi i kuq. Uji i turbullt qe zbret nga malet ka sjelle me vete mbeturinat e nje kafshe te ngordhur muaj me pare, (nga urie duket). Nje arome ngordhesire qe te shpon hundet te ben per te vjelle. Bagetite e lagura jane mbledhur tufe dhe ashtu me kokat e ulura prane njera tjetrave duket se kerkojne te ngrohen, me trupat e tyre. Bariut i vogel qendron i heshtur ne mes se lendines se shnderruar ne baltovine. Ne duar mban fyellin e thyer. Pak minuta me pare teksa perpiqej te ti shpetonte nje rrebeshi reshqiti ne lluce dhe theu fyellin , te vetmen dhurate qe i ati i kishte bere qe kur kishte lindur. 
Trishtohem!
Edhe ai (bariu trishtohet)!
Te dy qingjat e porsalindur jane shume te dobet, dhe sipas pervojes do te ngordhin shpejt. Femijeve iu jane prishur kurat qe kane thurur. Kishin vendosur tua shisnin 
makinave qe kalonin aty pari. Te rinjte i duan lulet. Lulet jane te bukura, lulet jane falas, lule ka sa te duash, por jo kur bie shi. Kur bie shi ato fundosen ne pluhurin e kockave te gjysherve te mi. Ah gjysherit e mi. Edhe ata shume i donin lulet, edhe pse kurre nuk kishin shitur kurora buze rruges se asfaltuar ku kalojne makinat luksoze. Mbase nuk iu eshte dashur , ose rruga mbase ateher nuk ka ekzistuar.
Po ai bariu i vogel cfare eshte duke bere. Po me shikon kepucet e reja. Ahhhh. Me siguri eshte duke menduar dicka per mua, ose te pakten per kepucet e mia. Ja po me afrohet. Mos do te ngrohet pas trupit tim ashtu si delet pas trupave te tyre. Me mire le te ndezim nje zjarr....
Druret e lagur mi kane ngulur syte ashtu si bariu. Si duket edhe ata kane ftohte. Mbase edhe ata duan te ngrohen me trupin tim. PO une jam vetem nje dhe nuk mund te ngrohe gjithcka. Une nuk mund te ngrohe LULKAT, druret dhe bariun ne te njejten kohe. Edhe kepucet e mia te reja nuk mund tua jap te gjitheve. Ai bariu me ka qendrar mu perpara fytyres. Po ja ndiej frymarrjen qe i kundermobn era qepe. Qerpiket e bardhe nuk i levizin fare. Duke si nje statuje imcake e kuqe i cila eshte vjedhur nga nje muze i arteve moderrne. Me qeshet kur mendoj se kjo krijese e mberdhire do te ishte vleresuar me shume nese do te ishte mermer sesa ashtu prej gjaku dhe mishi. Tani po me shohin edhe delet. 
Mos valle mendojne se eshte faji im qe jane lagur. 
Te them te verteten edhe une kam pak faj. E nisa me nje dite te bukur ku dielli shkelqente, dhe ja tani i zhvendosa ne nje baltovine ku nuk ka as bare dhe as LULE. 
Ka vetem nje menyre per ti shpetuar nga te ftohtet. Me duhet te nxjerr diellin serish ne skene.
Atehere....

Rete nisen te hapen si me dore dhe nje rreze dielli 
u perplase me force te padukshme mbi trupat e lagur te gjallesave qe frymonin ne lendinen e mbushur me balte. Ato (gjallesat) nisen te ndjejne te ngrohtet e diellit bujar dhe ashtu gjysem te mpira ia shkeputen veshtrimin e ftohte atij (mua) dhe si nje tufe elekronesh nisen te levizin ne menyre kaotike ne lendinen e mbushur me balte. Edhe bariu ndjeu te ngrohtet ne trupin e tij. Mori fryme lirisht, iu afrua nje kallamishteje dhe pasi preu nje cope kallam nisi te beje nje fyell te ri. 
Dallendyshet dolen nga gemushat ku ishin strehuar dhe nisen te rindertojne folet e reja. 

Tani me duket se i rregulla pak gjerat mendovi (mendova) me vete dhe psheretiu i cliruar. Po me lulet cfare duhet te beje?
Atyre u kane rene te gjitha gjethet dhe ato me fajesuan mua.
Te them te verteten Lulet pa gjethe jane ne mode, por megjithate me duhet te gjej nje rrugdalje. Po sikur te vendos disa gjethe artificiale. Keto njihen edhe me emrin paruke LULORE. Jane pak shtrenjte , por nuk kam se si e le lendinen time pa LULE. Me duhet gjithashtu te ngre pak humorin e gjallesave te lendines. Per kete arsye me duhet nje HUMORIST por jo nje HUMORIST paranoik. 
Kaq per sot se kam punuar shume, mendoi AI.
Fshiu kepucet e reja dhe vendosi te kontaktoje me HUMORISTIN...
Humorostin e njihnin pothuaj te gjithe. Heren e pare qe u takuam ishte pothuajse i dehur dhe nuk mendoja se ishte ne gjendje te bisedonte per biznes, keshtu qe lame te takoheshim nje tjeter dite ne nje lokal diku ne periferi te qytetit qe me sa kujtohej quhej "Bethoven". Ashtu i dehur sic eshte ai mendova as qe ka per tu kujtuar fare per takimin.Eca nje cope rruge pa e ngritur koken fare ndersa nga memorja nuk me shfaqej "lendina" qe ishte kthyer ne nje "baltovine". A thua humoristi do te ishte ne gjendje te bente ndonje ndryshim ne ate katraure qe kisha katandisur une? Le te shpresoja keshtu. Te pakten nuk kisha rrugedalje tjeter. Te nesermen shkova tek "Bethoveni" gjysem ore perpara sec e kisha lene me Humoristin , por u cudita kur e pashe te ishte ulur diku aty ne nje cep te asaj qozge te felliqur , qe vec emrit s'kishte azgje tjeter madheshtore dhe ja kishte futur me te pira. Nga kamarieri mesova se kishte 2 ore qe me priste dhe se deri tani kishte rrumbullyer te pakten nja tre shishe vere. Doja te dilja nga lokali, pa u takuar fare me ate pijanec te mbaruar. Ktheva kurrizin dhe teksa beja te dilja ndegjova nje ze te fuqishem te buciste prapa kraheve te mi.

"I merrni percarte fjalet e mia
Kjo ndodhi, ndodhi ne ODESE"

Mu rrenqeth trupi kur degjova ato vargje te Majakovskit. Eshte shkrimtari im i preferuar. 
Humoristi mi kishte ngulur syte venger, dhe me doren e tij eshtake qe varej si nje gjethe e verdhe ne ate krahun e holle me beri shenje te afrohesha. 
"Ah paskeni ardhur" thashe per te shpetuar nga situata qe u krijua. 
"Nuk ju vura re dhe mendova se isha shume heret." 
" Une nuk vij dhe as nuk iki"- tha ai "une jam gjithmone ketu".
"Po perse ma kerkuat kete takim" - foli ai dhe rrekelleu me nje fryme goten e veres.
"dua te jape nje shfaqje ne lendinen time dhe me duhet nje humorist. Dua te di se sa kerkon per nja dy ore program." E pashe se nuk ngeli shume i kenaqur nga shpjegimi im dhe pasi porositi nje tjeter shishe vere me pyeti thate :
"C'fare lloj publiku do ta shohi shfaqjen"
"Po ja si te them"-nisa te shpjegoja. "
Publiku do te jete nja 200 metra lendin, disa dallendyshe,nje bari, lulet e lendines, une , druret, dhe kafshe te tjera qe jetojne aty perreth"
"Ok"- tha. "Cakto diten dhe oren e shfaqjes dhe une do te jem aty 2 ore perpara"
PO per pazarin e pyeta.
Per ate bisedojme kur te mbaroje shfaqja tha humoristi dhe pasi ktheu me fund goten e veres, gromesiu dhe beri te ikte. 
Nuk tha asnje fjale per programin dhe as per numrat qe do te interpretonte mendova, por gjithesesi rendesi ka qe pranoi te vinte. Tani qe lendina do te kishte dhe nje shfaqje humori gjendja e saj mesiguri qe do te permiresohet.
Ngrita koken nga qielli dhe pashe se rete kishin filluar te afroheshin nga lendina ime. I shtyva rete dhe nxorra perseri diellin. Vendosa te sillja shiun andej nga darka.
Kaq per sot mendoi AI dhe i lodhur u drejtua nga libraria te vazhdonte mesimin autodidakt te gjuhes se luluve. Mbase do ti duhej... 
Lendina ishte ashtu sic e kisha lene. I vetmi ndryshim ishin pellgjet e ujit te cilat kishin filluar te thaheshin tashme. Bariu me i heshtur se me pare shtrengote fyellin ne pellembete djersitura dhe shume i shqetesuar qarkonte gropezat e mbushura me uje te ndenjur. Lendina kishte filluar te kundermonte nje arome shume te cuditshme , te cilen se ku e kisha nuhatur me pare, por nuk me kujtohej se ku. Mund te them qe ishte nje arome e verdhe. Pak absurde per te besuar se nje arome mund te kete ngjyre, por duhet te them se ne lendinen time gjithcka, kishte te drejten te kishte ngjyren qe deshironte, ashtu sic kishte mundesine te kishte aromen qe donte. Pra nuk e kuptova se kush e leshonte kete arome. Mos ishte bariu. Mbase kjo ishte arsyeja qe sillej ashtu kuturu neper lendine, dhe nuk thoshte asnje fjale. Apo mos ishin lulet qe ashtu gjysem te tulatura nga ai rrebeshi i fuqishem kishin vendosur te leshonin ate arome te verdhe ne lendinen time. Po kushdo qe te ishte duhet te mbante mend se ajo ishte lendina ime, dhe nuk kishte te drejte te thyente rregullat e mia. Mendova, mendoi, mendohem....
Mos eshte ngjyra e verdhe ajo qe ka filluar te vije ere. Me duhet te kontrolloj ngjyrat dhe nese eshte kjo e fundit sme ngelet gje tjeter vec ta bej lendinen bardhe e zi (pa ngjyra).
Ndersa isha duke menduar keto vura re se nje delegacion i perbere nga tre dele dhe 2 dallendyshe me kishin qendruar perpara kembeve. Cdoja, cdonte, cdonin.
Mesova se kishin nje kerkese. Te friksuara nga erresira me kerkuan te beja 24 ore dite. Pra do te me duhej te punesoja nje diell tjeter per lendinen time. Dy diej qe do te punonin me turne. Te them te drejten ne ishim e para lendine qe e aplikonim nje gje te tille, por kisha besim se do tia dilnim ne krye me sukses. Do te me duhej edhe ndihma e gjllesave te tjera te lendines. 

No comments:

Post a Comment