Nje grope ne kafke
Ka dite qe nena harron ta haje kafshaten e fundit, dhe une bie te fle ne gjume i uritur. Dije pashe ne enderr qytetin tim dhe une bridhja rrugeve te tij lakuriq duke u perpjekur te perqafoja kalimtaret. Pastaj degjova tim ate qe me thoshte:" Degjoje zogjte bir, degjoje feshferimen e plepave, mbylli syte dhe fli". Degjoje dhe fli...E cuditshme rendesia e atyre qe bejme qendron ne kembnguljet elastike. "Degjoji zogjte bir", dhe qe atehere ne kafke mu formua nje hark, nje grope.I paturpshem u tregoja shokeve gropen e kafkes sime si te doja tu tregoja se isha i ndryshem, po i ndryshem prej tyre. Me vete peshperisja fjalet "Mbylli syte dhe fli bir".Nena nuk e ha kafshaten e fundit dhe une bie te fle i uritur. Ne rrudhat e saj shoh vitet e mija. Babait i jane holluar kembet,floket i jane zbardhur,por vazhdon te qeshe me sy si femije,si engjell. Nganjehere flas me te ,nganjeher heshtim te dy, e nganjehere te dy mbyllim syte per te degjuar zogjte. Cudi nganjehere te merr malli edhe ne enderr, sidomos kur endrra eshte e gjate. Dhe pastaj kur zgjohesh nis te pickosh vetveten. Une kontrolloj gropen e kafkes sime per te kuptuar nese jam ne enderr apo zgjuar.Kembenguljet elastike ma kane shtrembuar kafken. Kufijte e imazhit tani perputhen plotesisht me kurbat e cmimeve. Ne endrra kembenguljet elastike jane gjithmone te lira.
No comments:
Post a Comment