Kishte me se gjysem ore qe punonte ne ate zgiqen e ngushte te asaj dhome te vjeter, dhe e kuptoi se kishin filluar ti mpiheshin kembet nga te qendruarit ne bisht per aq gjate vetem kur levizi pakez te merrte cekicin. Ne ate moment, sa hap e mbyll syte, ciraku i tij , nje irlandez fytyre kuq qe i qendronte gjithmone nga pas shpine u tregua i gatshem tia afronte ate ustait. Irlandezi ishte nje cunak imcak rreth te 19-ve. Ishte gjithmone i heshtur, dhe vec syve te vegjel qe leviznin me gjalleri ne ate fytyren e gjate, gjithcka tjeter te jepte pershtypjen e dickaje te fjetur. Ai rreshkiste neper hapesirat e dhomes pa bere as me te voglen zhurme, si te ishte nje hije, per tu gjendur gjithmone pas shpines se ustait te tij. Ky i fundit, nje njeri babaxhan dhe trupmadh ishte trembur jo pak here kur i befasuar kishte vene re se si irlandezi levizte pa u vene re dhe i dilte aty ku ketij nuk ja priste mendja. Kishte me se gjysem ore qe mendonte se ishte vetem ne dhome, dhe ja ku ky i kishte kercyer si shpirt i keq mu perpara hundes dhe i kishte ngrire gjakun. Po ky nga mbiu ketu mendoi me vete dhe iu drejtua djaloshit qe sa kaq i kishte zgjatur cekicin. Po ti nga dole ketu? Ke shume qe ke ardhur? Kam nja nje gjysem ore tha cunaku dhe i uli syte poshte per te shmangur veshtrimin e ustait te tij. Gjysem ore qe ciraku kishte qene ne dhome dhe ai as qe kishte degjuar as edhe nje krak. Me siguri qe mund te kishte folur edhe me vete duke menduar se ishte vetem ne dhome, dhe cunaku patjeter qe do ta kishte degjuar. Ne dhome ra perseri heshtja dhe ustai iu pervesh serish punes si me pare. Nuk kishin kaluar as edhe dhjete minuta dhe ai pothuaj e kishte harruar fare prezencen e cunakut. Por ja qe zeri i tij e solli perseri ne vete. E di qe te pashe dje ne enderr foli djaloshi dhe i hodhi nje veshtrim te shpejte dhomes sikur donte te gllaberonte te gjithcka qe ishte aty ne nje sekonde, pastaj iu drodh trupi ne nje menyre te frikshme. Ustai qe vazhdonte te punonte me fytyren nga muri, as qe e pa te dridhuren e tij. Edhe pse beri habi qe ky i fundit kishte filluar nje bisede, (gje qe ndodhte shume rralle) ai nuk e nderpreu punen. Nje enderr! Po si ishte, u degjua zeri i ustait. Po ja ne ishim duke punuar ne nje dhome si kjo dhe ti po suvatoje nje qoshe muri si tani, me kurrizin kthyer nga une. Une te qendroja pas shpine dhe te jepja veglat qe ti me kerkoje. Pastaj ti me kerkove cekicin dhe zgjate doren drejt meje pa e kthyer koken nga une. Une nisa te mbaja cekicin ne dore, por nuk po ta jepja. Nuk e di pse mu kujtua im ate ne ato caste. Pastaj ti ma kerkove ate perseri dhe prape nuk e ktheve koken nga une. Dhe une prape nuk ta dhashe. Nderkohe ustai e kishte nderprere punen dhe kishte filluar te degjonte me vemendje enderren, me syte e fiksuar ne murin e sapo suvatuar, ndersa zeri i cirakut qe i vinte nga pas shpines ishte bere me i ankthshem. Pastaj ti ma kerkove cekicin per te treten here, dhe kesaj rradhe me ze te forte, por une as vete nuk e di pse e kisha shtrenguar ne dore, dhe isha i vendosur qe te mos ta jepja. Atehere, ti nuk durove me, por ktheve koken i zemeruar nga une dhe ne ate cast une te godita me sa me hante krahu. Ja ketu ne mes te ballit, u degjua zeri i tij qe tani kishte filluar te dridhej ndersa nga buza e poshtme i varej nje cope jarge. Trupi i ustait qe gjate gjithe kesaj kohe kishte qendruar me fytyre nga muri u drodh, dhe ashtu rrufeshem ai ktheu koken nga ciraku qe mbante ne dore cekicin dhe qe kishte fiksuar ne ballin e tij gishtin tregues. E do cekicin u degjua zeri i cirakut, ndersa tani syte e tij te vegjel nuk leviznin me si me pare, por ishin ngulur mbi fytyren e ustait e cila ishte mbuluar nga djerset. Jo tha ustai dhe ne menyre te pavetedijshme e zgjati doren te merrte cekicin. Ishte frikesuar keq. Po pastaj, tha ai per te thyer heshtjen disa sekondeshe qe ishte vendosur, po pastaj cndodhi ne nederr. Pastaj une ta preva koken me sharre dhe ta mbulova trupin me llac, qe te mos te te gjente askush. Oh sa gjak qe po te dilte. Po pate pare gjak ne enderr kjo do te thote qe enderra eshte lare, tha ustai dhe nje e qeshur e sforcuar i doli nga fyti. Ok iu drejtua ai cirakut. Tani shko e na bej ndonje caj, e boll me enderra se na doli shpirti ne pune, tha ustai dhe i rrahu shpatullat djaloshit.
Per here te pare qe nga koha qe ata kishin punuar bashke ai ia degjoi hapat e lehte qe zbriten shkallet dhe nuk e kuptoi pse iu kujtua i biri, dhe nuk e mori vesh pse i erdhi keq per te. Iu mbushen syte me lote dhe si pa e kuptuar qendroi ne mes te dhomes per te pare cepin e murit qe po suvatonte. Fshiu syte qe i kishin lengezuar pa shkak dhe u perpoq te sillte ne mendje fytyren e cirakut. E kuptoi se djaloshi kishte kohe qe ndjehej vetem.
Ciraku zbriti shkujdesur shkallet dhe iu drejtua kuzhines. Perhere te pare ne jeten e tij teksa ishte duke pergatitur cajin ndjeu mall per dike, per here te pare donte te bertiste fort, aq fort sa ta degjonin te gjithe, bile edhe ai ustai, qe aq shume i ngjante te atit. Ai i hodhi nje curril qumesht cajit, dhe aty per aty iu kujtua nje tjeter enderr qe kishte pare dy dite me pare, dhe qe vendosi tia tregonte atij kur ti jepte cajin.
Hapat kerciten serish dhe ustait serish iu mbushen syte me lote. E ndiente qe ai po vinte. Ne dore i kishte ngelur cekici, ndersa ajo enderra e frikshme qe sapo kishte degjuar nuk i hiqej nga mendja. Sakaq dera u hap dhe ai me sa ti hante dora e goditi tamam aty ku pak minuta me pari ai kishte fiksuar gishtin e tij tregues. Trupi i cirakut u perplase me force ne dyshemene e dhomes. Vdiq, tha ustai dhe u drejtua ne cepin e dhomes qe ishte duke suvatuar. Me te vertete qe ai vend kishte qene vendi me i pershatshen per ta murosur. Kishte me se 28 vjet qe e priste ate moment, dhe tani i ishte dhene mundesia. Per 28 vjet e kishte fshehur ne gji nje enderr te tmerrshme , dhe ja, tani qe trupi i cirakut i qendronte i shtrire pa jete tek kembet, kishte ardhur koha qe enderra e tij te behej realitet. Ia mbeshteti trupin pas murit dhe me duart qe i dridheshin filloi ta muroste. Tani ajo cope muri nuk do te ishte thjeshte nje cope muri, mendoi, tani ajo cope muri do te mbante brenda enderren e tij 28 vjecare.
No comments:
Post a Comment