Thursday, December 20, 2012

Panairi i 15 i librit


1.
Siç është bërë e natyrshme, tani e 15 vjet më parë, në kryeqytetin tonë organizohen panaire të librit, në ditë ta caktuara të nëntorit. Mund të flitet dhe të shkruhet shumë për to, se ato janë festa të vërteta dhe të gëzuara të letërsisë, kulturës, diturisë e përparimit, për secilën moshë të shoqërisë sonë. Ndërsa panairi i sivjetëm se ka një të veçantë e simbolikë mjaft domethënëse. Aty sikur janë përmbledhur e lidhur me fjongon “kuqaezi”, sa e sa libra të krijuesve, nga të gjitha trojet amtare e diaspora. Ata flasin direkt ose nënkuptojnë një ngjarje madhështore, një festë të jashtëzakonshme mbarëpopoullore, që  e presim në këtë 28 Nantor, pra 100-vjetorin e lavdishëm të shpalljes së Pavarësisë.
Kur shkon këto ditë në Pallatin e Kongreseve, të ngjan se ke përpara një “lumë” njerëzish, që hyjnë e dalin andej, me çantat e librave ndër duar, me sytë që u shkëlqejnë, me kënaqësinë dhe gëzimin e  marrjes me vete të shumë diturive e njohurive, por dhe kënaqësive tjera shpirtërore.
Jo vetëm që nuk e kam qëllim, por edhe as që mundem të përmend këtu sa e sa përurime librash, që janë bërë e pritet të bëhen  aty, deri sat të bjerë “sipari” I Panairit. Ato janë të dhjetëra shtëpive botuese e të qindra autorëve, të cilët e ndajnë kanqësinë dhe gëzimin e tyre të natyrshëm me lexuesit tanë. Megjithatë, po shënoj këtu disa radhë e po i shoqëroj këto me pak fotografi, nga aparati im, sa për të krijuar një përfytyrim edhe për përurimet, për të cilat fola më lart.
Pamje nga përurimi i një libri…

2.
Përurimi befasues për mua, por ndoshta dhe për të pranishëm të tjerë, ishte ai i librit të një autoreje italiane-shqiptare. Ajo kishte shkruar librin e parë të saj kushtuar pikërisht vajzës së dashur, tani 4-vjeçare, me emrin e bukur Anje dhe që e ka vendosur titull të tij. E ndoqa atë përurim interesant bashkë me kolegun e mikun tim, Sadulla Zendeli (Daja), nga Gostivari. Ai ka udhëtuar posaçërisht,  që nga Suedia, ku jeton familjarisht tash afër 50 vjet, për të marrë pjesë në këtë panair. Po sjell tani në kujtesë se, pikërisht vitin e kaluar, u njoha këtu me Dajën, kur kishte ardhur po me këtë qëllim. Ndërsa në prill 2012 u takuam përsëri në qytetin Boras të Suedisë, në 5-vjetorin e Shoqatës atdhetare e kulturore “Migjeni”. Ai është autor i disa librave, ndër ta, i fjalorit të madh suedisht-shqip, publikuar Shtëpina Botuese “Toena”. Tani ai po përgatitë dhalorin tjetër, po aq voluminoz, shqip-suesisht, mjaft I nevojshëm sidomos në atë shtet skandinav.
Jo vetëm ne të dy, por dhe miku im Ibrahim Hajdarmataj (erdhur nga Tropoja, në këtë panair) dhe të gjithë sa ishim në sallë, e ndoqëm me kërshëri tregimin e autores-nënë, të një  fëmije prematurë. Përmes 130 faqeve të këtij libri (“Anjes-660 gramë, yll e bukur”), Konçeta Marota rrëfen me gjuhën e një nëne shumë të dhimbshme, se si i kaloi me sukses gjithë ato të paparituara të rrezikshme, “bima e shpirtit” të saj, Anje. Por kanaqësia dhe gëzimi familjar ishin të shumtë, se fundi ishte tepër i lumtur.  Lobri është botuar fillimisht në gjunën  italiane dhe tani në shqip.
Sa ndjenja të mira përjetuam ne, kur autorja na trefoil se tani Anje 4-vjeçare është e bukur, e shkathët, e zgjuar dhe se vazhdon rrethin e baletit! Gjithashtu, ajo shpjegoi para nesh se është nga Napoli dhe u rrit në Trento. Jetën bashkëshortore e lidhi me një shqiptar, Muharremin dhe familjarisht banojnë në Tiranë, që nga viti 2001. Pas vajzës së parë, Françeska, emrin hyjnor Anje e mori pikërisht nga Nëna e madhe e njerëzimit, Anje Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza.
Nga e majta: Daja, Konçeta Marota e M.Gecaj

Në përurim folën disa lexues, të cilët e vlerësuan këtë libër si një “enciklopedi” e vogël për familjen. Mendimi i përbashkët i tyre ishte se ai u shërben për lexim nënave e vajzave, por dhe bashkëshortëve e gjithë prindërve. Prandaj ata e uruan autoren për librin e saj të bukur dhe që t’i rriten sa më të lumtura, të dyja bijat e tyre.
3.
Në përurimin e librit të ing. Agron Shehu

Po kaq interesant ishte edhe përurimi i librit fantastiko-shkencor, me autor ing.Agron Shehun, me banim të përkohshëm në Kanada. Ai është publikuar nga SHB “Filara” dhe e ka titullin paksa “enigmatik”, “Tokësorët në Hapësirë-Kohë…Ç’tronditje!”. U shprehën rreth vlarave të shumta të tij disa të pranishëm, miq e kolegë të autorit, si Sazan Guri, M.Gecaj, Fatmiroshe Xhemalaj, Xhevdet Velia, Meri Lalaj, Sali Hamzaj (redaktori) etj.
Është një libër i dobishëm, sidomos pë rrininë, por dhe për moshat e tjera, sepse shërben si një himn për njerëzimin. Ai flet se si mendimet dhe energjia pozitive e tyre e çojnë përpara botën etj. Ky libë, së pari, është botuar anglisht dhe tani u jepet lexuesve tanë në gjuhën shqipe.
Mbesa e autorit, duke diskutuar…

3.
Ndërsa sot në mesditë, kur mjediset e Pallatit të Kongreseve gumëzhinin nga lexues të të gjitha moshave, afër stendave të SHB “Toena”, përsëri bashkë me Dajën e mikun arsimtar e publicist, Ibrahim Hajdarmataj, ndoqëm përurimin e një libri të ri për fëmijë, të authorit mjaft të njohur, Bardhyl Xhama. Ai e ka titullin “Shtapia pa libra, si trupi pa shpurt” dhe përmban 32 rrëfenja për fëmijë. Rreth tij dhanë mendime disa krijues, si Pandeli Koçi, Sejdo Harka,  Xhevat Syla (ardhur nga Prishtina) e tjerë.
Kopertinat e librit, me autor Bardhyl Xhamën

…Nesër dhe pasnesër përsëri do të gjallërojnë mjediset e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Lexues të shumtë do t’i mbushin çantat me libra të rinj, pjesëmarrës të shumtë do të ndjekin përurime të tjera. Të gjithë autorëve krijues ju urojmë nga zemra: Libra sa më të shumtë e cilësorë, në përmbajtjen dhe paraqitjen e tyre!

No comments:

Post a Comment