Wednesday, December 19, 2012

Njeriu i vogel

Njeriu i vogel zgjati koken nga dera e lokalit, dhe me capa te vegjel iu afrua banakut. Porositi nje pinte dhe ashtu si nje hije u ul diku ne fund te banakut. Pasi mi nguli syte e vegjel kafe, qeshi kithet dhe ktheu nje gurrmaz. Me veshtroi perseri ngulur dhe me nje ton babaxhan mu afrua. E di, Mirela nuk erdhi dije ne shtepi. Une e prita deri vone por ajo nuk erdhi. Te them te drejten nuk fjeta fare dije. Me falni po kush eshte Mirela e pyeta i habitur. Ime shoqe eshte kush tjeter pohoi ai me nje shenje habie, sikur te ishte pyetja me e pa vend qe po beja. Ahhhh pohova dhe bera te kthehesha nga ana tjeter per te shmangur ndonje afrimitet te papelqyer. Njeriu i vogel nxorri gjuhen, u lepi ne nje menyre shume te habitshme, dhe sikur te kishte marre zemer nga pyetja ime u afrua dhe me nje ze te holle me peshperiti ne vesh:"Me duket se Ajo dije ishte me ate".
Me ke ate , nxora nga goja nje pyetje te pavetedishme, dhe ja ngula syte fytyres se tij te kuqe ne te cilen lexohej nje gezim i cuditshem. Ai mu afrua edhe me dhe pasi hodhi nje tjeter gurrmaz birre me perplasi ne fytyre 
bashke me nje grfme alkoli fjalet. Ishte me dashnorin e saj. Me siguri qe jane palluar dije. Po une nuk i rashe ne sy fare, dhe as qe e pyeta se ku kishte qene. Se te them te drejten ne jemi nje familje serioze dhe si cdo e tille ne duhet ti evitojme zenkat. Mu duk i cmendur ky njeri, dhe mendova se gjeja me zgjuar ishte te mbaroja pijen time dhe te largohesha nga ky i marre, perpara se ndonje gje e papelqyeshme te ndodhte. Teksa po mendoja keto i Huaji me pati zgjatur doren eshtake drejt meje. Une jam Domin Kushta, inxhinier ndertimi, me ke kam nderin te flas. Dora e tij qendroi e varur ne ajer per disa seconda dhe une duke mos dashur ta injoroj i zgjata timen. Martin i thashe, thjesht Martin, i papune aktualisht. Nje kenaqesi e papare i lulezoi ne fytyre.
Une mbarova pijen dhe bera te ngrihem, por krahu i tij u zgjat dhe u mbeshtet ne gjoksin tim, duke me penguar te ngrihem nga vendi ku ishe ulur. Po pse po iken u degjua zeri i tij i shqetesuar. Le te pime dicka. Me duhet te takoj dike u shfaqesova, ndersa me vete bera habi. Ku e gjeti tere ate konfidence ky i panjohur qr te me pengoje te largohem, te me afroije edhe pije. U ngrita dhe bera te largohesha, por zeri i tij lutes, gati ne te qare me beri te shtangem. Te lutem mos shko. Po takoje nje dite tjeter ate personin. Po te lutem pra. Kishta nje fytyre aq gjynafqare sa te keputej shpirti kur e shikoje. PO mos ik pra vazhdonte te belbezonte ndersa u ngrite ne kembe me gjunjet paksa te perkulura sikur te qendronte perpara ndokujt qe kishte ne dore fatin e tij. Me Vjen shume keq por smundem.thashe prere duke dashur nje sekond e me
pare te largohesha nga ky njeri. Pas kesaj fytyra e tij erdhi u nxi. Nga syte nisi ti buronte nje urrejtjedhe inat. Dukej sikur donte te me hante te gjalle ne ato momente. Dora e tij me kapi krahun dhe pasi mi nguli syte me tha me nje tone te prere. ULU. Ti duhet te degjosh rrefimin tim. Nuk e kuptova se nga buronte tera ajo fuqi, por e kuptova se ishte shume serioz. What the fuck thashe me vete, dhe me teper i frikesuar se kurioz ndaj ndodhise se tjetrit u ula serish ne vendin tim. Fytyra e tij shkelqeu seridh nga nje gezim i pashpjegueshem. Poristiti nje pije, u rehatua ne vendin e tij, mi ngulli syte e vegjel, dhe me te qeshuren e kithet ne fytyre nisi historin e tij me fjalet.

No comments:

Post a Comment