Wednesday, December 19, 2012

Leter nenes

E dashur nene.Vetvetet i kaluan te shtate rrathet e frikes,dhe tani kane qendruar perpara rrethit te mendimeve te vdekura. Nese e kalojne edhe kete te fundit do te me duhet te filloj te flas ne te shkuaren. Ditet e mia ketu vuajne nga rreomatizma, dhe kane nje kolle te keqe qe me ka vene ne merak. Une u jap caj te nxehte dhe u vesh papuce leshi por ato sreshtin su dridhuri. Jane dobesuar aq shume se iu eshte puthitur barku pas kurrizit. Ngjyrat, edhe ato me braktisen moj nene. Fotografite tuaja tani i shoh vetem bardhe e zi. Sa te rinj qe dukeni ne fotografi. Edhe fjalet po me lene lamtumiren. Tani qe po te shkruaj ato jane duke u larguar, dhe ashtu rrufeshem me perplasen neper kembe. Eshte nje rrembese fjalesh qe duan te me hedhin poshte, por une jam i forte, jam i forte nene. Fjalet me godasin ne gjokse , ne fytyre, nga te munden, po une perpiqen tu bej balle. Nuk arrij te shohe sec ngjyre kane, se ngjyrat me braktisen qe me pare, por aromat ua ndiej ama. Disa prej tyre jane te verteta e disa prej tyre genjeshtare, por qe te gjitha vijne ere. Nuk kane qellime te mira moj nene, prandaj edhe kundermojne. Fjalet kane qellime se paku , kurse une skam asgje. Skam as gjume, sonte.Skam deshire te hesht, skam deshire te degjoj, kam mall.E sigura mallin tim per ju ne nje agjensi sigurimesh. Nese dikush do te ma vjedhe ata do te jene te detyruar te me paguajne, keshtu do te kem mundesi te blej nje tjeter mall. Eshte pune me mend apo jo. Keshtu qe do te kem mundesi tju dua pergjithmone. Mendoj se nuk eshte pune me mend te ecesh rruges se qytetit me mallin qe ke per te dashurit e tu. Gjithcka mund te ndodhi. Ja psh dikush mund te te kercej me nje thike ne fyt dhe te te vjedhi mallin qe ti ke per te afermit. E cdo te besh pastaj pa mall?Ske c'ben. Tani po shkoj te shoh ditet moj nene. Shpresoj se do tu kaloj plevit qe kane marre. Po kolliten.Kolliten dhe pastaj flene.Vetvetet tani jane shume prane me rrethin e mendimeve te vdekura. Nese e kalojne do te me duhet te te shkruaj ne te shkuaren.Naten e mire nene.

No comments:

Post a Comment