Pranvere!
Dielli rezearte eshte fshehur pas reve te zeza. Qielli nxin e sterrose si kurre ndonjehere. Dallendyshet jane fshehur gemushave. Shiu i disa oreve me pare i ka platosur te gjitha lulet pas baltovines se krijuar nga tumi i kuq. Uji i turbullt qe zbret nga malet ka sjelle me vete mbeturinat e nje kafshe te ngordhur muaj me pare, (nga urie duket). Nje arome ngordhesire qe te shpon hundet te ben per te vjelle. Bagetite e lagura jane mbledhur tufe dhe ashtu me kokat e ulura prane njera tjetrave duket se kerkojne te ngrohen, me trupat e tyre. Bariut i vogel qendron i heshtur ne mes se lendines se shnderruar ne baltovine. Ne duar mban fyellin e thyer. Pak minuta me pare teksa perpiqej te ti shpetonte nje rrebeshi reshqiti ne lluce dhe theu fyellin , te vetmen dhurate qe i ati i kishte bere qe kur kishte lindur.
Trishtohem!
Edhe ai (bariu trishtohet)!
Te dy qingjat e porsalindur jane shume te dobet, dhe sipas pervojes do te ngordhin shpejt. Femijeve iu jane prishur kurat qe kane thurur. Kishin vendosur tua shisnin
makinave qe kalonin aty pari. Te rinjte i duan lulet. Lulet jane te bukura, lulet jane falas, lule ka sa te duash, por jo kur bie shi. Kur bie shi ato fundosen ne pluhurin e kockave te gjysherve te mi. Ah gjysherit e mi. Edhe ata shume i donin lulet, edhe pse kurre nuk kishin shitur kurora buze rruges se asfaltuar ku kalojne makinat luksoze. Mbase nuk iu eshte dashur , ose rruga mbase ateher nuk ka ekzistuar.
Po ai bariu i vogel cfare eshte duke bere. Po me shikon kepucet e reja. Ahhhh. Me siguri eshte duke menduar dicka per mua, ose te pakten per kepucet e mia. Ja po me afrohet. Mos do te ngrohet pas trupit tim ashtu si delet pas trupave te tyre. Me mire le te ndezim nje zjarr....
Druret e lagur mi kane ngulur syte ashtu si bariu. Si duket edhe ata kane ftohte. Mbase edhe ata duan te ngrohen me trupin tim. PO une jam vetem nje dhe nuk mund te ngrohe gjithcka. Une nuk mund te ngrohe LULKAT, druret dhe bariun ne te njejten kohe. Edhe kepucet e mia te reja nuk mund tua jap te gjitheve. Ai bariu me ka qendrar mu perpara fytyres. Po ja ndiej frymarrjen qe i kundermobn era qepe. Qerpiket e bardhe nuk i levizin fare. Duke si nje statuje imcake e kuqe i cila eshte vjedhur nga nje muze i arteve moderrne. Me qeshet kur mendoj se kjo krijese e mberdhire do te ishte vleresuar me shume nese do te ishte mermer sesa ashtu prej gjaku dhe mishi. Tani po me shohin edhe delet.
Mos valle mendojne se eshte faji im qe jane lagur.
Te them te verteten edhe une kam pak faj. E nisa me nje dite te bukur ku dielli shkelqente, dhe ja tani i zhvendosa ne nje baltovine ku nuk ka as bare dhe as LULE.
Ka vetem nje menyre per ti shpetuar nga te ftohtet. Me duhet te nxjerr diellin serish ne skene.
Atehere....
Rete nisen te hapen si me dore dhe nje rreze dielli
u perplase me force te padukshme mbi trupat e lagur te gjallesave qe frymonin ne lendinen e mbushur me balte. Ato (gjallesat) nisen te ndjejne te ngrohtet e diellit bujar dhe ashtu gjysem te mpira ia shkeputen veshtrimin e ftohte atij (mua) dhe si nje tufe elekronesh nisen te levizin ne menyre kaotike ne lendinen e mbushur me balte. Edhe bariu ndjeu te ngrohtet ne trupin e tij. Mori fryme lirisht, iu afrua nje kallamishteje dhe pasi preu nje cope kallam nisi te beje nje fyell te ri.
Dallendyshet dolen nga gemushat ku ishin strehuar dhe nisen te rindertojne folet e reja.
Tani me duket se i rregulla pak gjerat mendovi (mendova) me vete dhe psheretiu i cliruar. Po me lulet cfare duhet te beje?
Atyre u kane rene te gjitha gjethet dhe ato me fajesuan mua.
Te them te verteten Lulet pa gjethe jane ne mode, por megjithate me duhet te gjej nje rrugdalje. Po sikur te vendos disa gjethe artificiale. Keto njihen edhe me emrin paruke LULORE. Jane pak shtrenjte , por nuk kam se si e le lendinen time pa LULE. Me duhet gjithashtu te ngre pak humorin e gjallesave te lendines. Per kete arsye me duhet nje HUMORIST por jo nje HUMORIST paranoik.
Kaq per sot se kam punuar shume, mendoi AI.
Fshiu kepucet e reja dhe vendosi te kontaktoje me HUMORISTIN...
Humorostin e njihnin pothuaj te gjithe. Heren e pare qe u takuam ishte pothuajse i dehur dhe nuk mendoja se ishte ne gjendje te bisedonte per biznes, keshtu qe lame te takoheshim nje tjeter dite ne nje lokal diku ne periferi te qytetit qe me sa kujtohej quhej "Bethoven". Ashtu i dehur sic eshte ai mendova as qe ka per tu kujtuar fare per takimin.Eca nje cope rruge pa e ngritur koken fare ndersa nga memorja nuk me shfaqej "lendina" qe ishte kthyer ne nje "baltovine". A thua humoristi do te ishte ne gjendje te bente ndonje ndryshim ne ate katraure qe kisha katandisur une? Le te shpresoja keshtu. Te pakten nuk kisha rrugedalje tjeter. Te nesermen shkova tek "Bethoveni" gjysem ore perpara sec e kisha lene me Humoristin , por u cudita kur e pashe te ishte ulur diku aty ne nje cep te asaj qozge te felliqur , qe vec emrit s'kishte azgje tjeter madheshtore dhe ja kishte futur me te pira. Nga kamarieri mesova se kishte 2 ore qe me priste dhe se deri tani kishte rrumbullyer te pakten nja tre shishe vere. Doja te dilja nga lokali, pa u takuar fare me ate pijanec te mbaruar. Ktheva kurrizin dhe teksa beja te dilja ndegjova nje ze te fuqishem te buciste prapa kraheve te mi.
"I merrni percarte fjalet e mia
Kjo ndodhi, ndodhi ne ODESE"
Mu rrenqeth trupi kur degjova ato vargje te Majakovskit. Eshte shkrimtari im i preferuar.
Humoristi mi kishte ngulur syte venger, dhe me doren e tij eshtake qe varej si nje gjethe e verdhe ne ate krahun e holle me beri shenje te afrohesha.
"Ah paskeni ardhur" thashe per te shpetuar nga situata qe u krijua.
"Nuk ju vura re dhe mendova se isha shume heret."
" Une nuk vij dhe as nuk iki"- tha ai "une jam gjithmone ketu".
"Po perse ma kerkuat kete takim" - foli ai dhe rrekelleu me nje fryme goten e veres.
"dua te jape nje shfaqje ne lendinen time dhe me duhet nje humorist. Dua te di se sa kerkon per nja dy ore program." E pashe se nuk ngeli shume i kenaqur nga shpjegimi im dhe pasi porositi nje tjeter shishe vere me pyeti thate :
"C'fare lloj publiku do ta shohi shfaqjen"
"Po ja si te them"-nisa te shpjegoja. "
Publiku do te jete nja 200 metra lendin, disa dallendyshe,nje bari, lulet e lendines, une , druret, dhe kafshe te tjera qe jetojne aty perreth"
"Ok"- tha. "Cakto diten dhe oren e shfaqjes dhe une do te jem aty 2 ore perpara"
PO per pazarin e pyeta.
Per ate bisedojme kur te mbaroje shfaqja tha humoristi dhe pasi ktheu me fund goten e veres, gromesiu dhe beri te ikte.
Nuk tha asnje fjale per programin dhe as per numrat qe do te interpretonte mendova, por gjithesesi rendesi ka qe pranoi te vinte. Tani qe lendina do te kishte dhe nje shfaqje humori gjendja e saj mesiguri qe do te permiresohet.
Ngrita koken nga qielli dhe pashe se rete kishin filluar te afroheshin nga lendina ime. I shtyva rete dhe nxorra perseri diellin. Vendosa te sillja shiun andej nga darka.
Kaq per sot mendoi AI dhe i lodhur u drejtua nga libraria te vazhdonte mesimin autodidakt te gjuhes se luluve. Mbase do ti duhej...
Lendina ishte ashtu sic e kisha lene. I vetmi ndryshim ishin pellgjet e ujit te cilat kishin filluar te thaheshin tashme. Bariu me i heshtur se me pare shtrengote fyellin ne pellembete djersitura dhe shume i shqetesuar qarkonte gropezat e mbushura me uje te ndenjur. Lendina kishte filluar te kundermonte nje arome shume te cuditshme , te cilen se ku e kisha nuhatur me pare, por nuk me kujtohej se ku. Mund te them qe ishte nje arome e verdhe. Pak absurde per te besuar se nje arome mund te kete ngjyre, por duhet te them se ne lendinen time gjithcka, kishte te drejten te kishte ngjyren qe deshironte, ashtu sic kishte mundesine te kishte aromen qe donte. Pra nuk e kuptova se kush e leshonte kete arome. Mos ishte bariu. Mbase kjo ishte arsyeja qe sillej ashtu kuturu neper lendine, dhe nuk thoshte asnje fjale. Apo mos ishin lulet qe ashtu gjysem te tulatura nga ai rrebeshi i fuqishem kishin vendosur te leshonin ate arome te verdhe ne lendinen time. Po kushdo qe te ishte duhet te mbante mend se ajo ishte lendina ime, dhe nuk kishte te drejte te thyente rregullat e mia. Mendova, mendoi, mendohem....
Mos eshte ngjyra e verdhe ajo qe ka filluar te vije ere. Me duhet te kontrolloj ngjyrat dhe nese eshte kjo e fundit sme ngelet gje tjeter vec ta bej lendinen bardhe e zi (pa ngjyra).
Ndersa isha duke menduar keto vura re se nje delegacion i perbere nga tre dele dhe 2 dallendyshe me kishin qendruar perpara kembeve. Cdoja, cdonte, cdonin.
Mesova se kishin nje kerkese. Te friksuara nga erresira me kerkuan te beja 24 ore dite. Pra do te me duhej te punesoja nje diell tjeter per lendinen time. Dy diej qe do te punonin me turne. Te them te drejten ne ishim e para lendine qe e aplikonim nje gje te tille, por kisha besim se do tia dilnim ne krye me sukses. Do te me duhej edhe ndihma e gjllesave te tjera te lendines.
Wednesday, December 19, 2012
Njeriu i vogel
Njeriu i vogel zgjati koken nga dera e lokalit, dhe me capa te vegjel iu afrua banakut. Porositi nje pinte dhe ashtu si nje hije u ul diku ne fund te banakut. Pasi mi nguli syte e vegjel kafe, qeshi kithet dhe ktheu nje gurrmaz. Me veshtroi perseri ngulur dhe me nje ton babaxhan mu afrua. E di, Mirela nuk erdhi dije ne shtepi. Une e prita deri vone por ajo nuk erdhi. Te them te drejten nuk fjeta fare dije. Me falni po kush eshte Mirela e pyeta i habitur. Ime shoqe eshte kush tjeter pohoi ai me nje shenje habie, sikur te ishte pyetja me e pa vend qe po beja. Ahhhh pohova dhe bera te kthehesha nga ana tjeter per te shmangur ndonje afrimitet te papelqyer. Njeriu i vogel nxorri gjuhen, u lepi ne nje menyre shume te habitshme, dhe sikur te kishte marre zemer nga pyetja ime u afrua dhe me nje ze te holle me peshperiti ne vesh:"Me duket se Ajo dije ishte me ate".
Me ke ate , nxora nga goja nje pyetje te pavetedishme, dhe ja ngula syte fytyres se tij te kuqe ne te cilen lexohej nje gezim i cuditshem. Ai mu afrua edhe me dhe pasi hodhi nje tjeter gurrmaz birre me perplasi ne fytyre
bashke me nje grfme alkoli fjalet. Ishte me dashnorin e saj. Me siguri qe jane palluar dije. Po une nuk i rashe ne sy fare, dhe as qe e pyeta se ku kishte qene. Se te them te drejten ne jemi nje familje serioze dhe si cdo e tille ne duhet ti evitojme zenkat. Mu duk i cmendur ky njeri, dhe mendova se gjeja me zgjuar ishte te mbaroja pijen time dhe te largohesha nga ky i marre, perpara se ndonje gje e papelqyeshme te ndodhte. Teksa po mendoja keto i Huaji me pati zgjatur doren eshtake drejt meje. Une jam Domin Kushta, inxhinier ndertimi, me ke kam nderin te flas. Dora e tij qendroi e varur ne ajer per disa seconda dhe une duke mos dashur ta injoroj i zgjata timen. Martin i thashe, thjesht Martin, i papune aktualisht. Nje kenaqesi e papare i lulezoi ne fytyre.
Une mbarova pijen dhe bera te ngrihem, por krahu i tij u zgjat dhe u mbeshtet ne gjoksin tim, duke me penguar te ngrihem nga vendi ku ishe ulur. Po pse po iken u degjua zeri i tij i shqetesuar. Le te pime dicka. Me duhet te takoj dike u shfaqesova, ndersa me vete bera habi. Ku e gjeti tere ate konfidence ky i panjohur qr te me pengoje te largohem, te me afroije edhe pije. U ngrita dhe bera te largohesha, por zeri i tij lutes, gati ne te qare me beri te shtangem. Te lutem mos shko. Po takoje nje dite tjeter ate personin. Po te lutem pra. Kishta nje fytyre aq gjynafqare sa te keputej shpirti kur e shikoje. PO mos ik pra vazhdonte te belbezonte ndersa u ngrite ne kembe me gjunjet paksa te perkulura sikur te qendronte perpara ndokujt qe kishte ne dore fatin e tij. Me Vjen shume keq por smundem.thashe prere duke dashur nje sekond e me
pare te largohesha nga ky njeri. Pas kesaj fytyra e tij erdhi u nxi. Nga syte nisi ti buronte nje urrejtjedhe inat. Dukej sikur donte te me hante te gjalle ne ato momente. Dora e tij me kapi krahun dhe pasi mi nguli syte me tha me nje tone te prere. ULU. Ti duhet te degjosh rrefimin tim. Nuk e kuptova se nga buronte tera ajo fuqi, por e kuptova se ishte shume serioz. What the fuck thashe me vete, dhe me teper i frikesuar se kurioz ndaj ndodhise se tjetrit u ula serish ne vendin tim. Fytyra e tij shkelqeu seridh nga nje gezim i pashpjegueshem. Poristiti nje pije, u rehatua ne vendin e tij, mi ngulli syte e vegjel, dhe me te qeshuren e kithet ne fytyre nisi historin e tij me fjalet.
Me ke ate , nxora nga goja nje pyetje te pavetedishme, dhe ja ngula syte fytyres se tij te kuqe ne te cilen lexohej nje gezim i cuditshem. Ai mu afrua edhe me dhe pasi hodhi nje tjeter gurrmaz birre me perplasi ne fytyre
bashke me nje grfme alkoli fjalet. Ishte me dashnorin e saj. Me siguri qe jane palluar dije. Po une nuk i rashe ne sy fare, dhe as qe e pyeta se ku kishte qene. Se te them te drejten ne jemi nje familje serioze dhe si cdo e tille ne duhet ti evitojme zenkat. Mu duk i cmendur ky njeri, dhe mendova se gjeja me zgjuar ishte te mbaroja pijen time dhe te largohesha nga ky i marre, perpara se ndonje gje e papelqyeshme te ndodhte. Teksa po mendoja keto i Huaji me pati zgjatur doren eshtake drejt meje. Une jam Domin Kushta, inxhinier ndertimi, me ke kam nderin te flas. Dora e tij qendroi e varur ne ajer per disa seconda dhe une duke mos dashur ta injoroj i zgjata timen. Martin i thashe, thjesht Martin, i papune aktualisht. Nje kenaqesi e papare i lulezoi ne fytyre.
Une mbarova pijen dhe bera te ngrihem, por krahu i tij u zgjat dhe u mbeshtet ne gjoksin tim, duke me penguar te ngrihem nga vendi ku ishe ulur. Po pse po iken u degjua zeri i tij i shqetesuar. Le te pime dicka. Me duhet te takoj dike u shfaqesova, ndersa me vete bera habi. Ku e gjeti tere ate konfidence ky i panjohur qr te me pengoje te largohem, te me afroije edhe pije. U ngrita dhe bera te largohesha, por zeri i tij lutes, gati ne te qare me beri te shtangem. Te lutem mos shko. Po takoje nje dite tjeter ate personin. Po te lutem pra. Kishta nje fytyre aq gjynafqare sa te keputej shpirti kur e shikoje. PO mos ik pra vazhdonte te belbezonte ndersa u ngrite ne kembe me gjunjet paksa te perkulura sikur te qendronte perpara ndokujt qe kishte ne dore fatin e tij. Me Vjen shume keq por smundem.thashe prere duke dashur nje sekond e me
pare te largohesha nga ky njeri. Pas kesaj fytyra e tij erdhi u nxi. Nga syte nisi ti buronte nje urrejtjedhe inat. Dukej sikur donte te me hante te gjalle ne ato momente. Dora e tij me kapi krahun dhe pasi mi nguli syte me tha me nje tone te prere. ULU. Ti duhet te degjosh rrefimin tim. Nuk e kuptova se nga buronte tera ajo fuqi, por e kuptova se ishte shume serioz. What the fuck thashe me vete, dhe me teper i frikesuar se kurioz ndaj ndodhise se tjetrit u ula serish ne vendin tim. Fytyra e tij shkelqeu seridh nga nje gezim i pashpjegueshem. Poristiti nje pije, u rehatua ne vendin e tij, mi ngulli syte e vegjel, dhe me te qeshuren e kithet ne fytyre nisi historin e tij me fjalet.
Nje grope ne kafke
Ka dite qe nena harron ta haje kafshaten e fundit, dhe une bie te fle ne gjume i uritur. Dije pashe ne enderr qytetin tim dhe une bridhja rrugeve te tij lakuriq duke u perpjekur te perqafoja kalimtaret. Pastaj degjova tim ate qe me thoshte:" Degjoje zogjte bir, degjoje feshferimen e plepave, mbylli syte dhe fli". Degjoje dhe fli...E cuditshme rendesia e atyre qe bejme qendron ne kembnguljet elastike. "Degjoji zogjte bir", dhe qe atehere ne kafke mu formua nje hark, nje grope.I paturpshem u tregoja shokeve gropen e kafkes sime si te doja tu tregoja se isha i ndryshem, po i ndryshem prej tyre. Me vete peshperisja fjalet "Mbylli syte dhe fli bir".Nena nuk e ha kafshaten e fundit dhe une bie te fle i uritur. Ne rrudhat e saj shoh vitet e mija. Babait i jane holluar kembet,floket i jane zbardhur,por vazhdon te qeshe me sy si femije,si engjell. Nganjehere flas me te ,nganjeher heshtim te dy, e nganjehere te dy mbyllim syte per te degjuar zogjte. Cudi nganjehere te merr malli edhe ne enderr, sidomos kur endrra eshte e gjate. Dhe pastaj kur zgjohesh nis te pickosh vetveten. Une kontrolloj gropen e kafkes sime per te kuptuar nese jam ne enderr apo zgjuar.Kembenguljet elastike ma kane shtrembuar kafken. Kufijte e imazhit tani perputhen plotesisht me kurbat e cmimeve. Ne endrra kembenguljet elastike jane gjithmone te lira.
Syte e kuajve
Sot te percolla per te 8 here ne stacionin e trenit dhe per te 8 here te pyeta" A do te ikesh vertete". " Nuk e di"- mu pergjigje, "vetem se ne stacionin e trenit ndarjet kane me shume kuptim, jane me te plota". Treni te mori mbi vete dhe u largua duke lene pas ate cafcufin e zgjatur qe aq shume kam deshire ta cucuris tek kthehem vetem per ne shtepi.
E di qe kam kohe qe nuk i mbaje ere sqetullave. Me duket shume patetike, edhe pse gjithmone kam qene i bindur se e kam bere nga dashuria per veten. Pastaj sy kuajsh kam filluar te shikoj ne enderr. Mos me thuaj qe edhe kjo te duket normale. Syte e kuajve te mi jane shume te medhenj, me te medhenj se ato te kuajve te tjere. Me shikojne ngultaz, aq ngultaz sa me bezdisin. Mos me thuaj qe edhe kjo nuk te habit. Po pucrrat qe me kane dale ne rreze te veshit. Me siguri eshte duke mu shpifur ndonje semundje e keq. Syte e kujave nuk me shqiten per asnje moment, ndersa ne tani po i afrohemi per te 9-ten here stacionit te trenit. Kesaj here po me pyet ti " a do te me shkruash". UNe nuk di c'te them, ule koken dhe hesht. Ti me pyet serish " do te me shkruash" nuk kam cte them. Ngre koken te shoh ne sy dhe " mjau" mjaullita. Ti u zemerove, por une nuk hingellij dot.
Sy kuajsh shoh ne enderr dhe deshira e cmendur per te vrapuar larg me lind ne gji. Por ce do se ne enderrat e mia te qellon ty gjithmone te ikesh larg, ndersa mua me duhet te cucuris ate cafcufin e lodhur, te djerstur, qe ashtu i lagur nga peshtyma ime mezi arrin ti shpetoj burgut te dhembeve per tu sorrollatur ne rruget e qytetit, ku i vetmi banor jam une dhe treni. Si zoteri, thua se nuk arrin ta kuptosh caprashitjen time. Po sigurisht qe keni shume te drejte. Une jam veten nje idiot, qe percjell njerez ne stacionin e trenit, dhe shikoj ne enderr sy kuajsh. Sigurisht qe nuk paguhem, edhe pse e bej shume mire kete pune, bile me zell do te thosha. E bej vetem nga deshira. Ja pra ku ju afruam per te thjeten here stacionit te trenit, vetem se kesaj here nuk e shikoj as trenin dhe as syte e kuajve. Te shikoj vetem ty. " A do te vish prape te pyeta" dhe te nuhata sqetullat. Ti me shpove tej per tej me syte e medhenj, hingellive, dhe vrapove andej nga iken treni. Caf-cuf, caf-cuf peshperita, dhe e kuptova se kesaj here kishe ikur pergjithmone. Gjithesesi, ne stacionin e trenit ndarjet kane kuptim, dhe jane me te plota.
Leter nenes
E dashur nene.Vetvetet i kaluan te shtate rrathet e frikes,dhe tani kane qendruar perpara rrethit te mendimeve te vdekura. Nese e kalojne edhe kete te fundit do te me duhet te filloj te flas ne te shkuaren. Ditet e mia ketu vuajne nga rreomatizma, dhe kane nje kolle te keqe qe me ka vene ne merak. Une u jap caj te nxehte dhe u vesh papuce leshi por ato sreshtin su dridhuri. Jane dobesuar aq shume se iu eshte puthitur barku pas kurrizit. Ngjyrat, edhe ato me braktisen moj nene. Fotografite tuaja tani i shoh vetem bardhe e zi. Sa te rinj qe dukeni ne fotografi. Edhe fjalet po me lene lamtumiren. Tani qe po te shkruaj ato jane duke u larguar, dhe ashtu rrufeshem me perplasen neper kembe. Eshte nje rrembese fjalesh qe duan te me hedhin poshte, por une jam i forte, jam i forte nene. Fjalet me godasin ne gjokse , ne fytyre, nga te munden, po une perpiqen tu bej balle. Nuk arrij te shohe sec ngjyre kane, se ngjyrat me braktisen qe me pare, por aromat ua ndiej ama. Disa prej tyre jane te verteta e disa prej tyre genjeshtare, por qe te gjitha vijne ere. Nuk kane qellime te mira moj nene, prandaj edhe kundermojne. Fjalet kane qellime se paku , kurse une skam asgje. Skam as gjume, sonte.Skam deshire te hesht, skam deshire te degjoj, kam mall.E sigura mallin tim per ju ne nje agjensi sigurimesh. Nese dikush do te ma vjedhe ata do te jene te detyruar te me paguajne, keshtu do te kem mundesi te blej nje tjeter mall. Eshte pune me mend apo jo. Keshtu qe do te kem mundesi tju dua pergjithmone. Mendoj se nuk eshte pune me mend te ecesh rruges se qytetit me mallin qe ke per te dashurit e tu. Gjithcka mund te ndodhi. Ja psh dikush mund te te kercej me nje thike ne fyt dhe te te vjedhi mallin qe ti ke per te afermit. E cdo te besh pastaj pa mall?Ske c'ben. Tani po shkoj te shoh ditet moj nene. Shpresoj se do tu kaloj plevit qe kane marre. Po kolliten.Kolliten dhe pastaj flene.Vetvetet tani jane shume prane me rrethin e mendimeve te vdekura. Nese e kalojne do te me duhet te te shkruaj ne te shkuaren.Naten e mire nene.
Tregim per nje vajze te re
Ishte njeher nje vajz qe se njihte trishtimin...urrejtjen...zhgenjimin..Njifte vec dashuri paqe e gezim.
Por u rrit..Gjithcka ndryshoi..U mbyll ne veten e asaj..Nuk ekzistonte me asgje per ate..Jeta e asaj ishte thjesht nje leter e zez kur asgje nuk dukej.
I mungonte gezimi...Nje dit e arriti kur dike njohti..qe jeten ja ndricoi...Ja beri shumengjyreshe...
Fatmiresisht vajza u gezua...Por gezimin? Prap se kuptonte kjo fjal...Donte te kapte ylberin qe te merrte me shum ngjyra...Por ce do...nuk e arrinte.
I duhej te hidhej shum lart...Por ishte e shkurter...Nuk arrinte as te gjysma..Ylberi ikte edhe me lart..Lumturia e saj e paket iku fare..
Per te nuk vlente me asgje pervec muzika...Urrente diellin...Ngrohtesin...
Dashuronte gjakun..ftohtesin...
Por nje dit...duke ndenjur e trishtuar...pas disa muajsh gezimi iu rikthye...Deshira e saj u plotesua...Ai person iu kthye..
Por...lumturia prap nuk ishte e plohte...Kerkonte me shum po kishte frik pasi do ta largonte.
U mundonte por u lodhte....Jeta e saj ishte thjesht dicka qe njerzit e perdornin si kazan plehrash
Nje dit te lumtur me ate person kazani u mbush plot...Dashuria iku perseri...Urrejtja filloi...
Gjithcka per te mori fund...Nuk ja vlente asgje..ASGJE...Provoi vretvrasjen...Por e ndaloi...PSE valle?
Kuptoi qe jeta nuk esht vec dashuri dhe gezim...Ka veshtiresi...Akoma keto veshtiresi vajza po i kalon po e di qe nje dit do tja arrij...
Do jet ajo vajz qe ishte 10 vjet me par...duke buzeqeshur dhe duke pasur pavaresin dhe gezimine plot te saj...
Do ti duhet te kapercej shum male...Po nje dit do ta arrij ylberin...Do ta arrij...dhe jeta do jet vec nje GEZIM
Por u rrit..Gjithcka ndryshoi..U mbyll ne veten e asaj..Nuk ekzistonte me asgje per ate..Jeta e asaj ishte thjesht nje leter e zez kur asgje nuk dukej.
I mungonte gezimi...Nje dit e arriti kur dike njohti..qe jeten ja ndricoi...Ja beri shumengjyreshe...
Fatmiresisht vajza u gezua...Por gezimin? Prap se kuptonte kjo fjal...Donte te kapte ylberin qe te merrte me shum ngjyra...Por ce do...nuk e arrinte.
I duhej te hidhej shum lart...Por ishte e shkurter...Nuk arrinte as te gjysma..Ylberi ikte edhe me lart..Lumturia e saj e paket iku fare..
Per te nuk vlente me asgje pervec muzika...Urrente diellin...Ngrohtesin...
Dashuronte gjakun..ftohtesin...
Por nje dit...duke ndenjur e trishtuar...pas disa muajsh gezimi iu rikthye...Deshira e saj u plotesua...Ai person iu kthye..
Por...lumturia prap nuk ishte e plohte...Kerkonte me shum po kishte frik pasi do ta largonte.
U mundonte por u lodhte....Jeta e saj ishte thjesht dicka qe njerzit e perdornin si kazan plehrash
Nje dit te lumtur me ate person kazani u mbush plot...Dashuria iku perseri...Urrejtja filloi...
Gjithcka per te mori fund...Nuk ja vlente asgje..ASGJE...Provoi vretvrasjen...Por e ndaloi...PSE valle?
Kuptoi qe jeta nuk esht vec dashuri dhe gezim...Ka veshtiresi...Akoma keto veshtiresi vajza po i kalon po e di qe nje dit do tja arrij...
Do jet ajo vajz qe ishte 10 vjet me par...duke buzeqeshur dhe duke pasur pavaresin dhe gezimine plot te saj...
Do ti duhet te kapercej shum male...Po nje dit do ta arrij ylberin...Do ta arrij...dhe jeta do jet vec nje GEZIM
Rrefimi i nje prostitute
Dergjem. Ja tek me ke…kaq prane…si kurre ndonjehere, e zhveshur nga falsi dhe e veshur me kete mantelin e zymte te dhimbjes qe me shkon aq shume, mantelin qe ti e qepe enkas per mua, te kujtohet?. Ja ku me ke, ne vorbullen e veshtiresive, kurorezuar me harresen vezulluese…oh…por jo…ti sme sheh dot…ti me ke kaq larg…ti…gjithkush…dhe une dergjem brenda fasadave te shpirtit tim, gjunjezuar para heshtjes se dashurise, para veshtrimesh te verbra te botes perreth , para ulerisem se shurdhet te vetmise. Dergjem…tinuk je…askush nuk eshte…por vetem nuk jam. Dic po me perkedhel…ah zjarri…gjuhet e flakes lepihen embelsisht pas qenies sime…e shikon nuk jam vetem…ato me duan…flaket e brishta duan te ngrohim ekzistencen time…por me kot…e pamundur…veshtire te shkrihet ky shpirt I acarte, I mpiksur prej harreses, kohes; I ngjyer ne zhgenjime, mashtrime, genjeshtra e te verteta te heshtura te jetes…jeta…oh per ate qiell sa me rendojne shuplakat e saj. Dergjem…nen peshen e ligsht te shpirtit tim te thare, te flakur ne shkretetiren(humneren) e harreses. Duar…po dy duar te ndyra, te vyshkura e te fuqishme…I ndjej tek po shqyejne…po rremojne koshin e memories sime te lajthitur…dic kerkojne me ngulm…jo mos…ja tek po nxjerrin prej andej miliara apokalipse mendimesh…miliarda therrmija ndjenjash…kujtime qe rrasen, shtyhen tej, zihen; ne cdo kujtim qe zhvarroset, perpelitet cdo vene e imja, ulerasin te githa indet e trupit tim…por me kenaq kjo…po me vjedhin kujtimet…kujtimet qe per aq shume kohe jane perplasur ne bregun e zemres sime dhe kane therrmuar egersisht cdo shkemb te saj. Kujtime, kujtime, kujtime pa fund…tani po cuditem me thellesine e mendjes sime…si nuk ka plasur prej tyre…kuptoj qe po zbrazem…nuk ndiej me asgje…por jam e lumtur…po po e lumtur qe se ndjej me renkimin e zinxhireve te trashe e te rende te kujtimeve…jepini, ka mbetur akoma, shkundeni cdo arkiv te skalitur ne neurone…Dhe…ne kulmin e ekstazes sime, kur po ushqeja shpirtin me helmin e kenaqesise, duart qe po shponin koken time dhe germonin ate mizorisht, u terhoqen, te lodhura…apo te sfiduara nga kujtimi I rradhes…gjaku me vlon nga ethet e kujtimit te rradhes…nje pale sy qe cajne perms rrenojave te dhomes se zemres sime…oh per ate qiell je ti…Syte e mi pikojne gjak, zemra ime pikon lot, lotet perbaltin pluhurin e harreses. Zemra ime e krisur perpelitet nga ndjenja e injektuar prej teje. Ja tek te kam ty…kujtimin tend dhe…cuditerisht ndihem e ngopur prej ketij kujtimi qe dergjej brenda meje…kujtim qe me mbush mushkerite me ajrin e lumturise. Ja ku e ndjej kujtimin tend…te ndjej ty qe vazhdon te nenshkruash fatin mbi rrenojat e damareve te mi…jo prit…ti nuk mund…une nuk mund te lejoj te me sakatosh serish shpirtin…duhet te vras…duhet te vras kujtimin tend edhe pse e di qe kjo do te thote te vras gezimin, te vras nje pjese te qenies sime, jeten e jetes sime…Jo, mos me shiko ashtu tani qe po e ndjen fundin e sketerre…mos me lyp tani ate per te cilen une tu pergjerova sa e sa here: faljen…jo…falja me shqyen shpirtin…se di pse…nuk e duroj dot torturen e faljes.
Subscribe to:
Posts (Atom)