Wednesday, December 19, 2012

Rrefimi i nje prostitute

Dergjem. Ja tek me ke…kaq prane…si kurre ndonjehere, e zhveshur nga falsi dhe e veshur me kete mantelin e zymte te dhimbjes qe me shkon aq shume, mantelin qe ti e qepe enkas per mua, te kujtohet?. Ja ku me ke, ne vorbullen e veshtiresive, kurorezuar me harresen vezulluese…oh…por jo…ti sme sheh dot…ti me ke kaq larg…ti…gjithkush…dhe une dergjem brenda fasadave te shpirtit tim, gjunjezuar para heshtjes se dashurise, para veshtrimesh te verbra te botes perreth , para ulerisem se shurdhet te vetmise. Dergjem…tinuk je…askush nuk eshte…por vetem nuk jam. Dic po me perkedhel…ah zjarri…gjuhet e flakes lepihen embelsisht pas qenies sime…e shikon nuk jam vetem…ato me duan…flaket e brishta duan te ngrohim ekzistencen time…por me kot…e pamundur…veshtire te shkrihet ky shpirt I acarte, I mpiksur prej harreses, kohes; I ngjyer ne zhgenjime, mashtrime, genjeshtra e te verteta te heshtura te jetes…jeta…oh per ate qiell sa me rendojne shuplakat e saj. Dergjem…nen peshen e ligsht te shpirtit tim te thare, te flakur ne shkretetiren(humneren) e harreses. Duar…po dy duar te ndyra, te vyshkura e te fuqishme…I ndjej tek po shqyejne…po rremojne koshin e memories sime te lajthitur…dic kerkojne me ngulm…jo mos…ja tek po nxjerrin prej andej miliara apokalipse mendimesh…miliarda therrmija ndjenjash…kujtime qe rrasen, shtyhen tej, zihen; ne cdo kujtim qe zhvarroset, perpelitet cdo vene e imja, ulerasin te githa indet e trupit tim…por me kenaq kjo…po me vjedhin kujtimet…kujtimet qe per aq shume kohe jane perplasur ne bregun e zemres sime dhe kane therrmuar egersisht cdo shkemb te saj. Kujtime, kujtime, kujtime pa fund…tani po cuditem me thellesine e mendjes sime…si nuk ka plasur prej tyre…kuptoj qe po zbrazem…nuk ndiej me asgje…por jam e lumtur…po po e lumtur qe se ndjej me renkimin e zinxhireve te trashe e te rende te kujtimeve…jepini, ka mbetur akoma, shkundeni cdo arkiv te skalitur ne neurone…Dhe…ne kulmin e ekstazes sime, kur po ushqeja shpirtin me helmin e kenaqesise, duart qe po shponin koken time dhe germonin ate mizorisht, u terhoqen, te lodhura…apo te sfiduara nga kujtimi I rradhes…gjaku me vlon nga ethet e kujtimit te rradhes…nje pale sy qe cajne perms rrenojave te dhomes se zemres sime…oh per ate qiell je ti…Syte e mi pikojne gjak, zemra ime pikon lot, lotet perbaltin pluhurin e harreses. Zemra ime e krisur perpelitet nga ndjenja e injektuar prej teje. Ja tek te kam ty…kujtimin tend dhe…cuditerisht ndihem e ngopur prej ketij kujtimi qe dergjej brenda meje…kujtim qe me mbush mushkerite me ajrin e lumturise. Ja ku e ndjej kujtimin tend…te ndjej ty qe vazhdon te nenshkruash fatin mbi rrenojat e damareve te mi…jo prit…ti nuk mund…une nuk mund te lejoj te me sakatosh serish shpirtin…duhet te vras…duhet te vras kujtimin tend edhe pse e di qe kjo do te thote te vras gezimin, te vras nje pjese te qenies sime, jeten e jetes sime…Jo, mos me shiko ashtu tani qe po e ndjen fundin e sketerre…mos me lyp tani ate per te cilen une tu pergjerova sa e sa here: faljen…jo…falja me shqyen shpirtin…se di pse…nuk e duroj dot torturen e faljes.

Brezi '80

Qëllimi i kësaj letre është drejtësia që duhet t'i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve '80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh... 

Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndërtimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s'dimë se cfarë është lodhja...askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë. Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar). 

Të shumtën e rasteve Plaku i Vitit të Ri nuk na sillte çfarë dëshironim, por sot e kësaj dite më të mëdhnjtë na përsërisin se ne i kemi patur të gjitha, edhe pse janë ata më te vegjëlit se ne që me të vertete i kanë te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotë gjë).

Jemi brezi i fundit që luajtëm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe në të njëjtën kohë të parët që mësuam të luajmë me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer të paktën një herë mustaqet e Mario Bross.)dhe në të njëjtën kohë të parët qeë panë kukllat me ngjyra në televizor dhe shkëmbyen makinat Turbo.

Kemi veshur pantallona të gjëra, të ngushta, kauboj , të grisura dhe të zhubrosura (sepse moda kështu urdhëronte). Tutat e para që kemi veshur ishin blu me vija të bardha por në rrugë s'para i vishnim edhe pse ishin të rehatshme sepse kjo donte të thoshte se ti ishe fshatar.

E kemi kaluar shkollën fillore duke shkuar atje edhe të shtunën ndërsa për të ndejtur pak vonë darkave në fundjavë u shpiknim prindërve se do flinim tek shokët. Ende nuk e kemi kuptuar se ku në fund të fundit përfundonim pasi edhe shokët e tjerë perdornin të njëjtin justifikim ndaj prindërve të tyre. Nejse, në fund të fundit mbetemi ata që për të fundit u çonim lule mësuesve për 7 mars dhe të parët që u çonim dhurata të shtrenjta që t'na kalonin klasën. Shkonim në shkollë për Shën Valentin dhe nuk bënim mësim duke bredhur rrugëve single. Kemi aplikuar si studenta jashtë shtetit dhe kemi parë sesi mund të bëhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime të blera.

Etiketa që kemi patur pas shpine ka qenë ajo e "Brezit të shthurur" dhe për shumë kohë kemi qenë viktima të telenovelave dhe telebingove. Ngushëlloheshim pak duke parë Beverly Hills (atëhereë, se po ti shohësh tani vë duart në kokë). Disi më të rritur u ndiem kur filluam të ndiqnim Daçson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikërisht ky personazh ishte kryesori në film)

Kemi qarë për Lady Oscar, jemi zgërdhyer me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ëndërruar të kishim një skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur në dilemat më të thella rreth çështjes nëse Mila dhe Shiro në fund fare shkojnë në krevat apo jo. Jemi gjenerata që kemi parë Ardit Gjebrenë të paraqitet si këngëtar dhe më vonë ta shohim veçse tek Miss Albania dhe jemi ne që kemi parë e bërë këngët e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dëgjojë përsëri?)

Jemi të parët që mësuam të punojmë si kamarjer nëpër lokale dhe jemi po neve që i kthyem këto lokale në shtëpi të dytë (ose më mirë të parë pasi ende sot kush rri më shumë se disa orë në shtëpi). Jemi ata që prenotonim ditëlindjet nëpër disko dhe ata që merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi që i pari shijoi pub-et e hapura që në 10 të mëngjesit dhe ata që ende nuk e kuptojnë ku është ndryshimi në Shqipëri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe të gjithë na tregonin me ndot si mallista, ndërsa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk të perfill më.

Gjithmonë na kujtojnë se ç'ka ndodhur para se ne të lindnim, sikur brezi jonë nuk ka asnjë djeni për ngjarjet historike.

Jemi të parët që i pamë prindërit tanë të fusnin para nëpër firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne që u habitëm (ata e morën me qejf) sesi mund të fitohen kaq shumë lekë pa punuar fare. Për faj të më të mëdhenjve, ata që na përsërisin se ne nuk lexojmë aq saç duhet, përjetuam '97, pamë sesi digjej atdheu jonë dhe mësuam që i trembim kaq shumë popujt e tjerë sa shpesh herë na lenë të mbytemi në det. Ishim ende të vegjël dhe na përsërisnin se paraja çan kudo kur na dhanë makinat e para dhe filluam të falsifikojmë patentat.

Mësuam se çfarë është terrorizmi por asnjëri nga ne nuk e mban mend rënien e Murit të Berlinit. Pamë sesi Bill Clinton shkëmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi një popull që aq shumë na ngjante përzihej nga vendi i vet. Brezi jonë e ka parë dhe në disa raste na kanë dërguar në luftë pasi ushtarët në këto vende thuhet se marrin rroga të mira. Kemi ulëritur edhe ne se Europa është e mrekullueshme por e kemi parë edhe të vështirë kur nëpër ambasada e kufinj kemi kaluar netë të tëra pasi kompiuterat ishin të prishur.

Tuesday, December 18, 2012

Pushimet verore ne Shqiperi

Kete vere vendosa te pushoj ne atdhe, te mos lakmoj brigjet e Italise, Greqise, Turqise, Malit te Zi apo ndonje vendi tjeter, por te eksploroj Shqiperine time, brigjet e Jugut e Alpet e Veriut. 

Keshtu mendova qe ne vend te komoditetit te resorteve turke apo ekzotizmit te ndonje plazhi tjeter mesdhetar, te shijoj detin e kripur jonian e natyren me mal rreze Laberise. Kursimet e mia te nje viti me vetedije vendosa ti shpenzoj ne monedhen vendase kaq te lodhur nga fenomenet ekonomike te viteve ne krize. Te pushoj dhe konsumoj shqip, madje me nxitje qytetare e jo politike, i emertova pushimet e mia me moton une e dua Shqiperine. U nisa per Jug dhe ne mendje kisha bregun e kalter, malet e egra dhe çdo produkt te zones se pasur ku natyra ka dhuruar begati deti e mali, ku blegtoria eshte tradite e ku agrumet e vreshtarise jane te bekuara nga Perendia.


Por fjala turizem ne pjesen joniane te vendit tretet shume shpejt. Infrastruktura e hoteleve te vogla pa kushte dhe komoditet, shoqeruar me shume defekte qe te kujtojne organizimin e plazheve dhe kampeve te kohes para 90-s, te ben te mendosh se me shume se pushimeve dhe turizmit po i nenshtrohesh nje sfilitjeje verore. Vargu i Nolit, prane sofres i pangrene, ketu eshte himn. Nese interesohesh per nje restorant peshku, megjithese buze detit Jon, e gjen me veshtiresi. Biznesmenet vendas te rrefejne se peshku nuk eshte i detit, por i rritur me koncentrate ne rezervuare. Peshku i bregut shqiptar shitet ne Greqi, e bashke me peshkun Bregut i ikin dhe ata turistet qe kane leke per te harxhuar, e i mbeten pushuesit modeste qe paguajne me pak se dhjete euro per shtrat dhe qe konsumojne produkte te lira importi.

Kush pret turizem dhe mikpritje shqiptare (kundrejt pageses) zhgenjehet pa kapercyer Llogorane. Teksa qendron nje nate per te shijuar tryezen e zones dhe per fjetur ne freskine e malit, nuk ndjehesh rehat. Çdo popull ka ne themel te tradites se kuzhines te pakten nje gatese qe perkon me miksimin e dritherave me bulmetin. Keshtu, arabet kane kuskus, italianet polenten, anglosaksonet kane vaferat e skuqur ne hekur e ne shqiptaret kemi ne Jug arapash e ne Veri çervish. Kete pjate tradicionale primitive, arapash Laberie, une isha gati ta shijoja me çdo lloj çmimi. 
Per fat te keq, arapashi laberor ishte shnderruar ne nje pjate pa arome, e gatuar me mendjelehtesi me miell misri importi (ndoshta omgj) e me dhalle te shtuar me uje si produkt fabrike kundrejt asaj llalles se shijshme te dybekut te tradites se blegtorise shqiptare. Edhe tentativa per te ngrene nje mengjes fshati apo nje mengjes laberor deshton gjate gjithe diteve te pushimeve. Fshati i Jugut dikur kishte mjaltin, llallen, trahanane, rehanine e thanes, shurupin e kumbulles, gjalpin pa kripe, pije me trendafil e gliko te çdo frute. Ketu, pa harruar vezet, zogjte, gjizen e kulluar, pete te thara e te tjera gatime bio. Edhe ne kohet e varfra te kooperativave socialiste ne Laberi çdo dite tundej nje liter kos ne dybek e çdo shtepi e kishte nje kavanoz gjalpe a nje zahire dimri per te shtruar nje vakt te shijshem per miqte.


Shqiperia turistike, apo Shqiperia mikpritese (kundrejt pageses) sot te ofron mohito apo sex on the beach si pije alkoolike koktej, te tunduara ne lokalet e biznesit vendas nga individe qe nuk dine as origjinen e kesaj pijeje. Me pavetedije e pa identitet, te zotet e shtepise i pergatisin keto pije me kenaqesi per disa pseudoturiste qe paguajne vetem dy apo tre euro, ndersa shume pushues te tjere do te vinin apo rivinin nga gjithe bota per te provuar ate qe eshte origjinale e zones, e mund te paguanin po aq per nje gote llalle nga stanet e Kuçit, Ferres apo Sopotit, e ndoshta shumefishin per nje gatim te vendit.

Po ke vendosur te gatuash vete ne Borsh, Himare, Dhermi apo Ksamil, do ta besh nje mekat. Buze detit Jon do te gatuash me kripe te detit Egje, pasi ne markete vetem kripe greke shitet. Po je patriot, merr nje shishe e mbush uje te kripur deti per te ngrene gjelle me kripen tende, e jo kripen e Egjeut.
Buze detit pa ushqim deti, rreze Laberise duke ofenduar traditen e staneve nepermjet konsumit te bulmetit qe vjen nga importi apo Tirana, i kripur nga deti Jon e i ushqyer me kripe Egjeu, diçka mund ta thuash me bindje per kete lloj turizmi. Bregu me kete mentalitet do te mbetet nje plazh pak me i mire se ai i kabinave standarde te komunizmit. Biznesi vendas do vjele aq pak te ardhura, sa per te shtyre pak muaj te vitit, ndersa turistet me me shume leke ne xhep do te shkojne te shijojne ushqim bio dhe rehati e origjinalitet ne Greqi apo Itali, ndoshta edhe ne Mal te Zi.


E fundit, por shume e hidhur, eshte edhe pergjumja e vajzave dhe grave te zones. Ne gjithe shtreterit e paguar me euro apo monedhe vendase ne Jug do te gjesh çarçafe e perde me basma kineze te tregut. Çarçafi i bardhe pelhure, kambrik apo puplin me i ngrohte ne dimer e me i fresket ne vere, me pak azhur e nje gisht dantelle mbetet vetem ne kujtesen e ndonje vizitori te hershem te kesaj zone me tradite. Ne brigjet italiane perballe apo ne ato greke karshi, keto lloj traditash kulmojne. Madje, ne qendistarite greke jane plot vajza shqiptare qe qendisin ne Greqi e blene basma kineze ne Shqiperi.
Te gjithe kerkojne nga shteti. Normal, enti shteteror i turizmit do te duhej te bente shume per te edukuar biznesin turistik apo per te stimuluar origjinalitetin e vendeve. Ministria e Bujqesise mund te ndermerrte me kohe nje fushate apo te hartonte nje strategji per produktin Made in Albania. Per peshkimin dhe navigacionin si elemente te rendesishme qe lidhen me turizmin, shteti deri tani vetem ka bllokuar me politikat e tij stil moratoriumesh. 

Ministria e Transportit duhet te vijoje te investoje ne infrastrukturen rrugore te zones edhe ne kontekstin rural. Por ajo qe duhet bere per te shpenzuar ne vend e per te shijuar natyren dhe mikpritjen shqiptare, eshte pak largpamesi, nje kthim koke prapa per tu kujtuar si prisnin miq te paret tane, çfare eshte e jona dhe nuk duhet ta konkurrojme me te huajt. Jugu shqiptar ka kaq shume mikpritje dhe kaq shume salltanete, sa çdo pushues shqiptar e i huaj do te ndjehej i mikluar e do te paguante po aq sa ne resorte te huaja per pak fare nga ajo embelsia e mikpritjes dhe begatise vendase. Duhet pak kujtese dhe shume vullnet i mire. Pastertia, infrastruktura, komoditeti, financimi dhe promocioni jane kritere te rendesishme per zhvillim turistik. Origjinaliteti eshte nje element i rendesishem i turizmit bashkekohor. 

Gastronomia shqiptare duhet konsoliduar si element i rendesishem i turizmit fitimprures. Shqiperia turistike duhet te filloje tek ambienti mikprites e jo te zyra e shtetit. Turisti shqiptar, gjerman, italian, serb apo nga e gjithe bota nuk vjen per te shpenzuar para nese ti nuk i ofron ate qe duhet. Biznesi vendas duhet te kete pak me shume ambicie dhe Bregu duhet te modeloje nje lloj turizmi origjinal, per te mbajtur ne vend ate turist qe ka mundesi te shpenzoje edhe jashte Shqiperise kundrejt atij turizmi me pak konsum e pak para qe gjendet tani.

Shqiperia nje vend Unik


Shqiperia eshte nje vend i lokalizuar ne pjesen jugperendimore te ballkanit .Kjo pozite gjeografike i lejon ketij rajoni nje shtrirje te gjere ne bregdet duke siguruar keshtu nje burim te ardhurash per kete zone. Pershtatja e popullsise me mjedisin ka siguruar zhvillimin tradicional te vlerave te ketyre zonave . Shqiperia shfaqet me bukuri te rralla natyrore te cilat jo rralehere behen objekt studimi dhe frymezimi i shume personaliteteve te medha te botes se artit qofte atij figurativ por edhe atij letrar.
Shqiperia eshte nje rajon ne te cilin kultura eshte pershtatur dhe krijon nje kontrast te larmishem qe pasqyrohet qarte ne menyren e jeteses se popullit shqiptar . Per shume vite me rradhe Shqiperia eshte karakterizuar nga nje levizje tranzicionike e mentalitetit qe e ka karakterizuar kete komb. Kultura Shqiptare eshte nje nga faktoret kryesore qe pasqyron qarte vlerat dhe parimet me te cilat eshte ushqyer kombi yne nder vite. Pasuria kulturore paralel me degradimin intelektual dmth rritjen e tij eshte nje nga virtytet themelore qe shfaqet ne formimin e mentalitetit te shoqerise shqiptare.Dhashe kete paranteze per t¶ju treguar ju aftesite qe Shqiperia bashke me shoqerine qe ajo perfaqeson ka ne funksion te permiresimit te shkalles intelektuale te saj.Duke udhetuar virtualisht ne mentalitetin e kombit tone veme re detaje te rendesishme te cilat shpalosin virtyte te tjera si afrimiteti e patriarkaliteti faktor ky qe ndikon shume ne deformimin e shoqerise dhe krijon nje disnivel ne raportin gjinor duke bere te mundur qe Shqiperia te behet pjese e nje mase drastike te cilet perfaqesojne pabarazine gjinore.Ne vazhden e gjate te historise se ketij kombi konkret e vizionar shfaqen disa nga epokat e tij me te erreta sic jane epoka e Kanunit te Lek Dukagjinit ,nje nga intervalet kohore me me influence ne realitetin mizor qe po perjeton Shqiperia ne ditet e sotme ate te Gjakmarrjes. Nuk mund te humbasim disa nga fenomenet me autentike dhe origjinale te ketyre trevave sic jane martesat tradicionale dhe festat fetare ku eshte e rendesishme te theksojme faktin se Shqiperia eshte nje nga vendet e pakta ne bote ku mbizoteron paqja dhe mireorganizimi fetar. Bukurite natyrore te identifikuara ne cdo treve te vendit tone gjallojne pergjate dukurive dhe veprimtarive qe shoqerojne jeten e perditshme te qutetareve te ketij rajoni. Tradicionaliteti qe eshte pjese e pandashme e kesaj shoqerie deshmon vlera te larta ne kulturen e ketij rajoni por gjithashtu ai sherben si nje identifikues i mire i origjines Shqiptare sikunder pretendojne edhe disa nga historianet me te mire te vendit tone. Shenjat qe historia ka lene ne te gjithe rajonin tone jane te shumta dhe vleresohen na organizatat e ndryshme te cilat i cilesojne keto artifakte si deshmi reale te nje jetese te lashte si pellazget apo me vone Iliret. Keto deshmi e cojne vleresim per kulturen dhe kultivimin e saj ne nje shkalle shume te larte per kete kulture e cila meriton te quhet me plot goje ³Perfaqesimi i vlerave hyjnore te ballkanit´. Ne shqiperi mund te gjesh nje larmi kulturash dhe kjo vetem per faktin se Shqiperia duke qene nje vend i pushtuar per nje kohe te gjate nga fuqite e huaja ka tentuar te ruaje vlerat e saj kombetare dhe e ka bere kete ne menyren me te mire te mundshme megjithate nuk mund te leme pa permendur huazimet e ndryshme kulturore te cilat dallohen qarte ne perberjen e kultures se kesaj te fundit .
Shqiperia eshte nje vend konservator dhe ky term permban ne vetvete nje teresi faktesh te cilat idealizojne vertet mentalitetin perfaqesues se vendit tone .Ne shume prej veprave te disa prej shkrimtareve te njohur shqiptare si objekt referimi eshte marre mentaliteti e kombit tone dhe me sakte disa prej virtyteve qe e karakterizojne kete te fundit sic eshte patriarkaliteti dhe naiviteti shqiptar. Keto terminologji jane perfaqesuese te verteta te karakterit me te cilin shfaqet Shqiperia ne opinionin nderkombetar. Tranzicioni qe ka perjtuar Shqiperia pergjate te gjithe ekzistences se saj ka pasuar me futjen dhe perfeksionimin e mentalitetit te saj me fenome shume progresive por shpeshhere edhe shume regresive.Nje nder epokat me te ndritura te qendreses kulturore e fizike klasifikohet periudha kohore e Gjergj Kastriont Skendebeut .Nje periudhe kjo ne te cilen u vleresua identiteti shqiptar dhe u mitizua figura e udheheqesit tone i cili simbolizen qendresen dhe forcen e mendjes per shoqerine shqiptare.Nje tjeter figure qe perfaqeson progresin ideologjik te Shqiperise eshte emri i Nene Terezes nje grua shqiptare e cila me vendimmarrjen dhe vendosmerine qe kishte tentonte te ndihmonte popullsine boterore pa asnje kusht dhe me koshience te plote mund te themi se Nene Tereza eshte perfaqesuese e vlerave qe karakterizojne shoqerine shqiptare.

Kodi skret i romanit "Pallati i endrrave"


Romani i Ismail Kadaresë «Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave», ose siç njihet me titullin me të cilin është botuar jashtë vendit «Pallati i ëndrrave», mbahet prej ithtarëve të Kadaresë si argu­menti i fundit dhe decid për të mbështetur pretendimin e tyre se Ismail Kadare ka bërë disidentin ndaj regjimit komunist. Ata thonë: mirë pra, Kadare ka shkruar «Shqiponjat fluturojnë lart», «Dimri i madh» etj., por Ismail Kadare ka shkruar edhe «Pallati i ëndrrave». Mbi këtë roman të Kadaresë, më tepër se mbi çdo vepër të tij, është ndërtuar miti i Kadaresë-disident në kohën e regjimit komunist, aq më tepër që ky roman, i botuar atëhere dy herë si pjesë e përmbledhjeve me tregime dhe novela, u kritikua për gjuhë ekuivoke dhe me nëntekste të dyshimta në Plenumin IV të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artis­tëve të Shqi­përisë, në mars 1982, në raportin e kryetarit, Dritëro Agolli.
Është për t’u habitur se vetë Kadare, në periudhën paskomu­niste, ndryshe nga ithtarët e vet, kur ka folur e shkruar një milion fjalë për të mbrojtur librat e veta të shkruara dhe botuara në kohën e diktaturës dhe për të treguar se ku kanë qenë shenjat e disidencës në to, megjithatë ka folur shumë pak për këtë roman, ku Kadare mund të tregonte fakte të pakundërshtueshme disidence. Sepse, për të qenë luajalë, «Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave», i botuar së pari në version të shkurtuar, në 1980 në përmbledhjen me tregime dhe novela «Gjakftohtësia» dhe në version të zgjeruar në ribotimin e përmbledhjes me tregime dhe novela «Emblema e dikurshme» (1981) është një roman (po e quaj roman, siç ka dëshirë ta quajë Kadare sot, megjithëse ai atëhere u botua si novelë) me të vërtetë disident, sipas stan­dardeve të botës komuniste. Madje ai mund të konsiderohet si romani më disident i botuar në Lindjen ish-komuniste.
 
«Pallati i ëndrrave» (Tabir Saraj) - kjo nuk është e vështirë që të kuptohet - është një aluzion për Komitetin Qendror të PPSH. Madje Kadare në roman të krijon përshtypjen sikur nuk tenton që ta kamuflojë alegorinë, por kërkon që ta bëjë atë sa më të dukshme. Dhe këtë gjë e bën me një mjeshtëri prej gjeniu letrar, kjo duhet pranuar. E bën kur përshkruan itinerarin që ndjek personazhi kryesor i romanit, Ebu Qerimi për të shkuar nga shtëpia në punë, nëpër rrugët e kryeqytetit të Perandorisë Osmane. Itinerari që përshkruan Kadare përmban planimetrinë e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, që nga shtëpia e Kadaresë tek selia e Komitetit Qendror, të projektuar në kryeqytetin osman.
 
Ja se si e përshkruan Kadare itinerarin që bën Ebu Qerimi për të shkuar në Tabir Saraj:
 
«Rruga gjer në Tabir Saraj ishte më e gjatë se ç’e kishte men­duar dhe, veç kësaj, në këtë sqotë mund të rrëshqitje mbi kall­drëm.
 
Po kalonte përpara Bankës Qendrore. Më tutje dukeshin karroca të shumta të mbuluara me brymë përpara një ngrehine tjetër masive, që kushedi e ç’minis­trie ishte... Ra një orë diku nga e majta, me një tingull të bron­ztë, si në punë të vet, larg në mjegull... Larg iu duk se dalloi njërin krah të Tabir Sarajit. Kur u afrua dhe pak, e kuptoi se nuk kishte gabuar. Ishte vërtet ai, me kupolat e zbehta, të lyera me një ngjyrë, që dikur duhej të kishte qenë e kaltër, ose, së paku, ngjyrë gurkali, dhe që tani mezi dallohej nga sqota. Kjo ishte një nga pjesët anësore të tij, kurse hyrja duhej të ishte nga rruga tjetër.
 
Ebu Qerimi i erdhi rrotull një sheshi gjysmë të shkretë, ku ngrihej një xhami me minare çuditërisht të hollë. Hyrja ishte vërtet nga rruga tjetër».[1]
Tash, përfytyrojeni veten sikur jeni në qendër të Tiranës pranë Bankës së Shtetit, në trotuarin e djathtë të Bulevardit të Madh, duke ecur drejt korpusit qendror të universitetit. Më tutje janë ndërtesat e ministrive, ndërsa në të majtë është kulla e sahatit. Sa kalon harkun në hyrje të korpusit të ministrive duket njëri krah i ndërtesës së ish-Komitetit Qendror, që gjendet më tutje në Bulevardin «Dëshmorët e Kombit».
Madje Kadare nuk mungon të shtojë në këtë planimetri të Tiranës, të projektuar në kryeqytetin osman, edhe Parkun «Rinia», që gjendet në mes të rrugës midis ndërtesës së Bankës Qendrore. Kur Ebu Qerimi del nga Tabir Saraji dhe niset me karrocë në shtëpi, Kadare bën këtë përshkrim: «Më në fund, kundër zakonit, e afroi kokën dhe nëpërmjet avullit të lehtë që sajoi frymëmarrja e tij mbi qelq, pa se po kalonin përskaj Parkut Qendror».[2]
 Dhe përshkrimi që Kadare i bën Pallatit të Ëndrrave, nuk të lë asnjë dyshim. Këtë përshkrim Kadare mund ta kishte vënë fare mirë në romanin «Dimri i madh», kur përshkruan selinë e Komitetit Qendror:
«Ngrehinës së madhe të dy krahët i humbisnin në sqotë, kurse pjesa e saj qendrore ishte e tërhequr përbrenda, sikur të qe zmbrapsur përpara diçkaje. Ebu Qerimi ndjeu ankthin t’i rritej me shpejtësi përbrenda tij. Një rresht i gjatë hyrjesh ngriheshin të barabarta përskaj njëri-tjetrës, por, kur Ebu Qerimi u afrua, pa se ato nuk ishin hyrje, por portale të mbyllura me kanate të lagura, të pahapura prej kohësh. Ai eci për së gjati, duke ndjekur me bisht të syrit atë rresht portalesh të shkreta. Një njeri me xhybe se nga mbiu përpara tij.
- Ku është hyrja? - pyeti Ebu Qerimi.
Njeriu me xhybe tregoi me dorë drejtimin e djathtë».[3]
Rreshti me portale me dyer të mbyllura gjendet në anën perë­ndimore të ndërtesës ku dikur ka qenë ish-Komiteti Qen­dror i PPSH. Në rast se dikush qëndron në trotuarin e rrugës anësore në skaj të krahut perëndimor të ndërtesës së ish-Komitetit Qendror, me shpinë nga portalet dhe i duhet t’i tregojë dikujt hyrjen krye­sore të ndërtesës, atëhere këtij njeriu i duhet vërtet që të tregojë djathtas, atje ku sot është dera ku hyjnë deputetët (në këtë ndër­tesë sot janë zyrat e Kuvendit) dhe ku presin njerëzit e thjeshtë që duan t’i takojnë ata për ndonjë problem.
Dhe Kadare nuk mjaftohet me kaq, por e çon analogjinë deri në detaje më të imtësishme:
«Pas një copë here ndjeu përsëri ca hapa përbri tij. Ishte prapë njeriu me xhybe.
- Këndej, - tha ai, - hyrja për nëpunësit është këndej.
Ebu Qerimit i erdhi mirë që tjetri e mori për nëpunës. Ai u gjend më në fund përpara hyrjes. Kanatet e portës dukeshin më të rënda se ç’ishin. Ato ishin katër, të gjitha njëlloj, me dorezat e rënda prej bronzi».[4]
 Ky përshkrim përkon me atë të krahut lindor të ndërtesës së ish-Komitetit Qendror të PPSH, përballë së cilës sot gjenden kullat binjake.
Dhe «qershia mbi tortë» është kjo fjali, që Kadare e paraqet si meditim të Ebu Qerimit: «Ndërmend solli shtëpinë e tij të madhe në Rrugën Mbretërore».[5]
Rruga Mbretërore është emri që ka mbajtur para vitit 1944 ajo që sot quhet Rruga e Barrikadave. Pikërisht në skaj të kësaj rruge, atje ku ajo prihet me Rrugën e Dibrës, gjendet shtëpia ku Ismail Kadare banonte në kohën kur shkroi dhe botoi këtë roman. Pas rënies së komunizmit duhej pritur që Kadare më së shumti të krenohej me këto gjëra që i ka shkruar në këtë roman. Duhej pritur që Kadare të bërtiste me të madhe: Merrni një hartë të planimetrisë urbane të Tiranës dhe bëni itinerarin analo­gjik që të çon nga shtëpia e Ebu Qerimit në Tabir Saraj dhe do të shikoni se është rruga për në selinë e Komitetit Qendror, shkoni para selisë së Komitetit Qendror me librin tim në dorë dhe krahasoni këtë ndërtesë me përshkrimin e ndërtesës së Tabirit. Kadare kishte të drejtë që të bërtiste se derisa unë kam thënë qartë se Tabir Saraji është Komiteti Qendror, atëhere dhe të gjitha ato të zeza që kam thënë për Tabir Sarajin i takojnë Komitetit Qendror. Por, Ismail Kadare nuk e ka bërë këtë. Pikë­risht kjo gjë duhet konsideruar kur analizohet ky roman i Ismail Kadaresë.
Enigma tjetër është se si iu dha dy herë leja për botim një romani, ose novele që përmban një përshkrim të tillë, pasi ky përshkrim gjendet edhe në versionin e parë të «Nëpunësi i Palla­­tit të Ëndrrave», që u botua tek përmbledhja «Gjakftoh­tësia» në 1980. Pas «zhurmës», që u bë për devijime ideologjike të Kada­resë në romanin «Dimri i vetmisë së madhe», në vitin 1973 dhe për vjershën «Në mesditë Byroja Politike u mblodh» (1975), për të cilën Kadare bëri dhe një autokritikë në mbledhjen e Sekre­ta­riatit të Komitetit Qendror të PPSH (më gjerësisht: «Poezia e Ismail Kadare, e ashtuquajtur ‘Pashallarët e kuq’...», fq. 392-403), duket krejt e pabe­sueshme që redaksia e shtëpisë botuese dhe drejtori, madje krye­sia e Lidhjes së shkrim­tarëve dhe artis­tëve, që sipas rregullave të kohës u çohej dorëshkrimi për të dhënë viston për botim, ta kalonin lehtë këtë çështje.
Aluzionet qenë aq të dukshme, saqë mund t’i kuptonte dhe një student i gjuhë-letërsisë i ardhur nga provinca që i njihte minima­lisht rrugët e Tiranës. Nuk është e vështirë që të imagji­nohet se si u është mbajtur fryma dhe u janë ngritur flokët për­pjetë burokra­tëve të shtëpisë botuese dhe të Lidhjes së shkrim­tarëve dhe artis­tëve që lexuan dorëshkrimin e romanit. Ta para­qisje Komitetin Qendror të PPSH, tempullin e mistikës së komu­nizmit shqiptar, si një institucion represiv dhe mistik të Imperisë Osmane, ky qe një krim për të cilin të ikte koka. Dhe bashkë me kokat e autorëve iknin dhe kokat e atyre që nuk qenë treguar vigjilentë dhe nuk e kishin vënë re «punën armiqësore» të autorit.
Dhe të mendosh se paralelizmi Tabir Saraj-Komiteti Qend­ror nuk qe e vetmja «herezi» e romanit. Në roman kishte dhe shumë paragrafe me një gjuhë ekuivoke që mund të inter­pretoheshin si kundër regjimit komunist. Një prej tyre është ajo që u përmend në raportin e mbajtur nga kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, në Plenumin IV të Lidhjes në mars 1982, kur u kritikua romani:
«- Jo hyrja e ndiki­­meve të jashtme, por, përkundrazi, mbyllja e tyre, jo depërtimi, por izolimi, pra jo rekomandimi, por mos­re­komandimi është një nga kriteret bazë të Tabir Sarajit. Megjith­atë që sot ti pranohesh me punë në këtë pallat».[6]
Kjo fjali mund të quhej si një epigram për politikën izola­cioniste të regjimit komunist shqiptar të kohës, që projektohej në Komitetin Qendror. Kjo sentencë për Tabir Sarajin, duke kon­si­­deruar analogjinë në planimetrinë urbane, shndërrohej prak­­ti­­kisht në një sentencë për Komitetin Qendror të PPSH.
Aq më tepër që pas analogjisë në planimetrinë urbane, një nga personazhet, Kurt Qyprilliu, thotë edhe këto gjëra, që mund t’i atribuohen Komitetit Qendror: «Ai nuk është vetëm një nga insti­tucionet më të vjetra të shtetit; për mendimin tim, ai, pava­rësisht nga emri i bukur që ka, është institucioni më i tmerr­shëm... Për mendimin tim, midis gjithë mekanizmave të shtetit, Pallati i Ënd­rrave është ai që qëndron më jashtë vullneteve njerë­zore se gjithë të tjerët. Më kuptoni ç’dua të them? Ai është më impersonali i të gjithëve, më i verbri, më fatali, pra edhe më shtetërori».[7]
Por, çuditërisht këto fjali eksplozive, të cilat në kontekstin e dhënë nuk do të guxonte t’i toleronte asnjë burokrat sado i trashë i shtëpisë botuese, kaloi në heshtje gjatë dy botimeve dhe u bë çështje vetëm një vit pas botimit të dytë, madje edhe atëhere për t’u hapur e për t’u mbyllur në mënyrë të befasishme, sikur dikush hapte dhe mbyllte një buton. Pse libri me plani­metrinë paralele, që përbënte skandal dhe krim për regjimin dhe paragrafi në fjalë dhe të tjerë kaloi dy herë për botim dhe nuk u ndalua, siç thotë Kadare, pasi libri mbeti në qarkullim? Para­doksi është vetëm se ky roman, që nuk do të tolerohej as në vendin komunist më liberal, u botua në vendin më stalinist të Europës Lindore.
Një kritik letrar francez, Francois Nourissier, në një artikull mbi këtë roman, të botuar në «Figaro-Magazine», në 10.9.1990, shkruan: «Nuk duhet harruar se ky roman i zymtë dhe ngash­njyes u tolerua nga një regjim që do të kishte mundur të ndërkrehej. Ka, në këtë rast, një mister që mbetet i errët për ne».[8]
Për një njeri që ka jetuar në diktaturën komuniste dhe që nuk ka bërë betimin e Sigurimit të Shtetit se do t’i kuptojë gjërat siç ia thotë operativi, këtu nuk ka asnjë mister, së paku jo në këtë pikë. Për ne ka vetëm një shpjegim, që është racional duke u nisur nga mënyra se si bëhen punët në regjimet totalitare: Romani është kaluar për botim me porosi nga lart, pra nga Komiteti Qendror i PPSH, nga vetë Enver Hoxha. Madje edhe vetë romani është shkruar me porosi nga lart. Pse? Sepse romani përmbante një kumt të koduar të cilin regjimi komunist me anë të Kadaresë ua jepte qendrave ndërkombëtare, ose më saktë, potencimin letrar të një kumti politik të dhënë në kanale të tjera.
Për ta kuptuar këtë duhet ditur se përdorimi i artit për të dhënë kumte të koduara të rëndësishme politike dhe diploma­tike, ose për të potencuar kumte të dhëna në terma dhe kanale të tjera, është një gjë e njohur që në Antikitet. Shpesh të pushtet­shmit kanë ushtruar atë që mund të quhet si «diplomaci artis­tike», duke përdorur artin si një mënyrë për të përcjellë kumte të koduara paralajmëruese, deri edhe në politikën e jashtme. Madje vetë Ismail Kadare, në romanin e vet «Koncert në fund të dim­rit», na përshkruan versionin kinez të këtij fenomeni, kur në një shfaqje baleti në teatrin e Pekinit, do të jepej një kumt i koduar politik nga pushteti:
«Ja dhe tani flitej se në mbarim të skenës së parë, diku nga mesi i skenës së tretë, gjithashtu në daljen e lejlekut të verdhë pak përpara pushimit, si edhe në lëvizjet e valltares së dytë gjatë uverturës dhe sidomos në ngjyrën lila të veshjes së saj, kishte diçka tepër, tepër të rëndësishme, që lidhej (ule zërin, ule edhe më, afroma gojën te veshi, ngjite krejt), që lidhej ndoshta me vdekjen e afërme të Maos dhe me çështjen e pasardhësit të tij. Të zinte me të vërtetë tmerri ta dëgjoje. Veç kësaj e gjithë kjo kishte mundësi të shtrihej më larg, në shkallë botërore, në gjëra që lidheshin me terrorin në përgjithësi, me masakra të mund­shme në zona të ndryshme të planetit, dhe kushedi ç’mesazhe të tjera që s’i rrok dot mendja, në të vërtetë kob e jo koncert».[9]
Në Greqinë e Vjetër shpesh nëpërmjet vargjeve të tragjedive dhe komedive të deklamuara në amfiteatër, jepeshin kumte të koduara të pushtetit ose të rrymave të caktuara politike. Në Ang­linë elizabetiane të kohës së Shekspirit kjo qe gjithashtu një gjë rutinë dhe gjatë shekujve është zhvilluar një teori e tërë në lidhje me kumtet e koduara politike që përmbajnë dramat e Shekspirit.
Vitet 1978-1981 kur u shkrua, u botua dhe u ribotua i zgje­ruar «Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave» qenë vitet kur po para­lajmëroheshin ndryshimet politike që do të ndodhnin në botën komuniste rreth një dekadë më pas dhe që çuan në për­mbysjen e komunizmit. Zgjedhja Papë e kardinalit polonez Woytilla qe veç të tjerash një diversion politik i Perëndimit në drejtim të Lindjes komuniste, me synim përmbysjen e komu­nizmit në pushtet në Lindje, duke përfshirë dhe Bashkimin Sovjetik. Në Poloni po jepeshin shenjat e revoltës punëtore që do të kulmohej në vitet 1980-1981. Jugosllavia, pas vdekjes imediate të Tito-s pritej që të hynte në kursin e shpërbërjes, gjë të cilën Perëndimi do ta eksperimentonte në Kosovë, me revol­tën e vitit 1981. Në këtë situatë, Perëndimi po joshej që ta shihte Shqipërinë si hallkën e dobët të zinxhirit të komunizmit ndër­kombë­tar, që mund të këputej e para dhe që mund të luante një rol aktiv në shpërbër­jen e Jugosllavisë, duke influencuar tek popullsia e madhe shqiptare atje. Aq më tepër që tashmë Shqi­përia komuniste qe braktisur nga Kina, ku pas vdekjes së Mao Ce Dun, erdhi në pushtet reformatori Ten Hsiao Pin, e për­shpejtoi kursin e hapjes nga Perëndimi dhe të reformave prakti­kisht kapitaliste në eko­nomi, rrugë në të cilën Enver Hoxha nuk e ndoqi. Moska, qendra e komunizmit shqiptar, sigurisht që i ndiqte me kujdes këto zhvillime dhe e shihte lojën që Perëndimi kërkonte të bënte në Shqipëri, të cilën ajo e gjente të rrezikshme për dy arsye. E para, pasi Shqipëria mund të bëhej shembull për vendet satelite të Moskës dhe e dyta, se shpërbërja e Jugoslla­visë, e inicuar në Kosovë, do të hapte një proces që do të finalizohej me shpër­bërjen e vetë Bashkimit Sovjetik.


Kadare letrarizoi «bashëndrrën»
gjeopolitike të Enver Hoxhës

Në këtë situatë, regjimit komunist shqiptar i vinin dhe fte­sat joshëse nga Perëndimi për të hyrë në një kurs reformash të ngjashëm me atë kinez, madje më të avancuar, si dhe për t’u angazhuar për ngritjen në revolta të popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Por, Tiranës i vinin edhe paralajmërimet e Moskës, qendrës së komunizmit, të mos e bënte një gjë të tillë. Derisa ftesat e Perëndimit kishin të bashkëngjitur «karrotën» e ndih­mave ekonomike, paralajmërimet e Moskës kishin të bashkë­ngjitur «shkopin» e rrezikut që i vinte lidershipit komunist shqi­p­tar nga ndryshimet e mundshme politike. Në këtë situatë, re­gjimi komunist shqiptar jepte kumte të dyfishta. Perëndimit i thoshte se në çfarëdo skenari që të zbatohej, qoftë edhe në rast ndryshimesh politike, interlokutori do të qe lidershipi komunist, e thënë simbolikisht, Komiteti Qendror, i cili kontrollonte ven­din dhe që për këtë qe i gatshëm të ndryshonte si kameleoni për hir të pragmatizmit politik. Partia këtu nuk pranohej që të cënohej rëndë, e shumta mund të pranohej që asaj t’i bëhej një make-up, duke iu ndryshuar emri, siç edhe ndodhi në të vërtetë dhjetë vjet pas botimit të këtij romani të Kadaresë, kur PPSH ideoi dhe instaloi pluralizmin e rremë politik katovician, duke ndërruar dhe emrin, në pajtim me të, në PS.
Perëndimit gjithashtu i thoshte se çështja e popullsisë shqip­tare në Jugosllavi duhej parë me kujdes pasi qe mjaft delikate dhe eksplozive. Lindjes (Moskës), por edhe Serbisë i thoshte se nuk do të ndërmerrte asnjë kurs reformash pa miratimin e Moskës dhe se nuk do të nxiste popullsinë shqiptare në Kosovë për revolta dhe nuk do ta bënte atë çështje në forumet ndër­kom­bëtare. Në mënyrë që Shqipëria, e mbetur pa ndihmën ekono­mike kineze, të mos kolapsonte ekonomikisht, duke rënë kështu nën kontrollin e Perëndimit, Jugosllavia, nën influencën e serbëve, por edhe Greqia, e cila kishte interes që Shqipëria të mos lidhej me Perëndimin që në atë kohë, pasi kështu ekonomia shqiptare do të zhvillohej dhe Greqia nuk do të mund ta vasa­lizonte ekonomikisht, i ofruan regjimit komunist shqiptar marrë­dhënieekonomike që i mundësuan ekonomisë shqiptare që të shtynte kolapsin e plotë.
Për t’i potencuar këto kumte politike në rrafsh artistik, regjimi komunist porositi dhe botoi romanin «Nëpunësi i Palla­tit të Ëndrrave» të Ismail Kadaresë. Ismail Kadare gjithashtu pati marrë nga regjimi komunist licencën, që t’ua kumtonte edhe verbalisht këto kumte perëndimorëve, të cilët kërkonin që me anë të tij t’i përcillnin kumte regjimit komunist. Kështu, Ismail Kadare qe për Enver Hoxhën, ashtu siç qe Ilia Ehrenburg për Stalinin, një lloj ambasadori personal, kumtet e të cilit, të përpunuara nga regjimi, duhet të dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteli­gjencës së vendit.
Në romanin e Ismail Kadaresë, Pallati i Ëndrrave (Tabir Saraj) ka nën kontroll gjithë shpirtrat e njerëzve të perandorisë, nëpërmjet mbledhjes së përshkrimit të ëndrrave të tyre, të per­ceptuara si kumte paralajmëruese ezoterike dhe madje ka nën kontroll politikën shtetërore, nëpërmjet asaj që quhet bash­ëndrra dhe që i çohet çdo javë Sulltanit, i cili sipas saj bën politikën e brendshme dhe të jashtme.
Në romanin e Ismail Kadaresë, zyrtari i lartë shtetëror, veziri, daja i Ebu Qerimit, thotë:
«- S’thuhet më kot kohët e fundit se, kush ka në dorë Pallatin e Ëndrrave, ka çelësat e drejtimit të shtetit».[10]
Në po të njëtën mënyrë, Komiteti Qendror mbante çelësin për kontrollin e shoqërisë dhe të shtetit në Shqipëri, pasi në dosjet e ndryra në arkivat e tij qenë të ndryra, nëpërmjet të dhënave të detajuara shpirtrat e të gjithë njerëzve të këtij vendi. Tekefundit, edhe Sigurimi i Shtetit qe një instrument i Komitetit Qendror, me platformën e të cilit funksiononte.
Dhe ja më tutje një nga kumtet për të cilat regjimi komunist e ka toleruar, madje e ka kërkuar analogjinë midis Komitetit Qendror dhe Tabir Sarajit. Ky është kumti që përmban koncep­tin e bashkëfajësisë së gjithë popullit për krimet e regjimit komunist, regjim ky që mund të identifikohet me Komitetin Qendror, titullin e Sekretarit të Parë të të cilit mbante diktatori. Despotizmave të përgjakshme, gjatë gjithë historisë, u ka pël­qyer që ta paraqesin veprimin e tyre sikur në të ka marrë pjesë i gjithë populli, për ta transferuar kështu përgjegjësinë në instan­cën më të lartë të kolektivitetit në shoqëri, e cila është njëherit edhe viktimë e despotizmit. Në romanin e Kadaresë bëhet ky dia­log midis dy personazheve për Pallatin e Ëndrrave:
«- Kurse unë them se ai është institucioni i vetëm në shtetin tonë, nëpërmjet të të cilit pjesa e errët e ndërgjegjes së gjithë shtetasve krijon një kontakt të drejtpërdrejtë me shtetin, - tha Kurti. Ai i vështroi të gjithë me radhë, si për të kuptuar se sa kishin arritur tek ata fjalët e tij. - Turmat e pafundme vërtet nuk qeverisin, - vazhdoi ai, - por kanë një mekanizëm, me anë të të cilit ndikojnë në të gjitha punët, aventurat dhe krimet e shtetit, dhe ky është Tabir Saraji.
 
- Do të thuash se të gjithë së bashku kanë një përgjegjësi për gjithçka që ndodh, një ndjenjë faji? - tha kushëriri.
 
- Po, - u përgjigj Kurti. - Në njëfarë mënyre po, - shtoi ai me vendosmëri».[11]
 
A nuk është këtu një shenjë e largët e sloganit «Bashkë­faj­torë dhe bashkëvuajtës» që paraqiti Sali Berisha, si kryetar i opozitës «antikomuniste» në 1992?
 
Personazhi kryesor i romanit, Ebu Qerimi, që shkon në Pallatin e Ëndrrave me një rekomandim për të filluar punë atje, është në fakt vetë Ismail Kadare (analogjia në planimetrinë urbane në itinerarin shtëpi e Ebu Qerimit - Tabir Saraj dhe shtëpi e Kadaresë - Komiteti Qendror e provon qartë këtë), i cili para­qitet në Komitetin Qendror (në zyrat e regjimit komunist), sipas precedentit Ehren­burg, me një rekomandim (kumt politik) të dhënë nga perëndimorët për regjimin komunist, në një kohë që vetë Kadare shërbente si përcjellës-potencues kumtesh poli­tike në vijën Tiranë-Perëndim. Në Tabir Saraj Ebu Qerimit ia hedhin në zjarr fletën ku qe shkruar rekomandimi dhe i thonë:
 
«- Në Tabir Saraj nuk pranohen rekomandime, sepse një gjë e tillë, domethënë rekomandimi, është në kundër­shtim me thel­bin e Tabir Sarajit... Jo hyrja e ndikimeve të jashtme, por, për­kun­d­razi, mbyllja e tyre, jo depërtimi, por izolimi, pra jo reko­man­­dimi, por mosrekomandimi është një nga kriteret bazë të Tabir Sarajit. Për këtë, veç punës së madhe për përpunimin e mate­ria­lit, një rëndësi të madhe ka mbyllja e plotë e Tabir Sarajit ndaj çdo ndikimi të jashtëm. Sepse pikërisht jashtë Tabir Sarajit ka forca të ndryshme, që për një arsye ose një tjetër janë të intere­suara të futin ndikimin e tyre këtu, në mënyrë që qëllimet, idetë apo mendimet e tyre të paraqiten pastaj gjoja si sinjale të shenjta të hedhura nga allahu mbi trutë e fjetura njerë­zorë. Ndaj në Tabir Saraj nuk pranohen rekomandimet».[12]
Kjo qe politika e Komitetit Qendror të PPSH, duke e marrë këtë fjalë si simbol për lidershipin e regjimit komunist, politikë të cilën ai e pati gjetur konvenuese për të ruajtur sundimin e vet në vend, në situatat e dhëna ndërkombëtare. Por, kjo nuk do të thotë se mungonte fleksibiliteti. Me ndryshimin e situatës ndër­kombë­tare, influencat e huaja (lindore, por edhe perëndi­more) pranohe­shin, kur ato rezultonin të qenë të nevojshme në lloga­rinë e lider­shipit komunist për të ruajtur sundimin e vet në vend dhe me kusht që licenca për ndryshimet dhe sundimin pas tyre t’i mbetej «Komitetit Qendror». Pra, ideologjia nuk qe pengesë, duke qenë se qe vetëm një maskë që mund të ndërrohej sipas tea­trit që luhej. Maska tragjike mund të zëvendësohej pa pro­blem me një maskë komike, me kusht që të huajt ta pranonin për serioze.
Këtë koncept mund ta gjesh në fjalët që thotë zyrtari i push­tetshëm, veziri: «Disa mendojnë se bota e anktheve, e ënd­rrave, me një fjalë bota juaj është ajo që drejton këtë botën tjetër këndej, vazhdoi veziri. Kurse unë mendoj se gjithçka e drejton kjo bota këndej. Edhe ëndrrat, edhe ankthet e deliret, në fund të fundit, është ajo që i zgjedh, për t’i ngjitur në sipërfaqe, si ajo kova që nxjerr ujë nga pusi i thellë. Më kuptove ç’desha të them? Është ajo që zgjedh në atë humnerë atë që i intereson».[13]
Pra, ashtu si misiticizmi në Tabir Saraj nuk është një impe­rative kategorik dhe ky përdoret në lojën e pushtetit, duke furnizuar ekspedientë për aktorët e kësaj loje, në formën e ënd­rrave paralajmëruese të sajuara që legjitimojnë kryerjen e vep­rimeve politike të caktuara, ashtu edhe ideologjia rigoroze komu­niste nuk është pengesë në lojën e «Komitetit Qendror» për pushtet dhe madje ironikisht mund të furnizojë edhe ekspe­dientë politikë të përshtatshëm për situatën e re. Ashtu si në Tabir Saraj, me gjithë mistikën e vet rigoroze në dukje, gjith­herë bëhej e mundur që të sajohej bashëndrra, e cila do të bënte të mundur të zbatohej politika që u konvenonte pushtetmbaj­tësve, ashtu edhe ideologjia komuniste e regjimit enverian mund të prodhonte edhe «bashëndrrën» e llojit të sloganit të Ramiz Alisë në 1990: «Proceset demokratike në vend i udhëheq PPSH». Lidershipi i PPSH qe gati të bënte çdo gjë, mjaft që pushteti t’i mbetej atij dhe pinjojve të tij.
Prandaj, ashtu si Ebu Qerimi u pranua në Tabir Saraj, për­kundër parimit të mospranimit të rekomandimeve, pra pavarë­sisht se rekomandimi iu refuzua, edhe Ismail Kadare u pranua si interlokutor politik shtesë me Perëndimin nga Komiteti Qend­ror, pavarësisht se në parim kjo gjë u kundërshtua.
Në romanin e Kadaresë një bashëndërr shkakton një tërmet politik në Imperinë Osmane, duke rrezikuar pozitën politike të familjes shumë të pushtetshme të Qyprillinjve. Analogjia midis asaj që ndodh në roman dhe situatës politike ndërkombëtare të viteve kur u shkrua dhe u botua romani i Kadaresë është befa­suese. Në romanin e Kadaresë djali i konsullit të Austrisë në Stamboll e nxit Kurt Qyprilliun që të ftojë rapsodë nga Shqi­përia në Stamboll. Por, kjo shkakton xhelozinë e Sulltanit dhe alarmin e Rusisë që mbron serbët dhe që e pa veprimin e Qypri­llinjve si një konspiracion të këtyre me Austrinë për t’i përdorur shqiptarët kundër sllavëve në Ballkan. Prandaj, përdoret meka­nizmi i bashëndrrës, duke u sajuar një e tillë si pretekst për t’i goditur Qyprillinjtë dhe për t’i bërë që të heqin dorë nga loja e tyre në Shqipëri. Në shtëpinë e vezirit vijnë rapsodët nga Shqi­përia të ftuar nga Kurt Qyprilliu, si dhe i biri i konsullit austriak. Atëhere vjen policia e Sulltanit që masakron rapsodët dhe arres­ton Kurt Qyprilliun, të cilin e ekzekutojnë. Në roman, një perso­nazh thotë: «Hë, veç kësaj, nga kjo ngjarje pritet një acarim i marrëdhënieve me Austrinë, kurse përkundrazi, një afrim me Rusinë».[14]
Dhe më tutje, po ky njeri thotë:
«- Ç’punë ka Rusia? Hm, edhe unë e bëra këtë pyetje, por qenkan më të thella punët, pëllumbth. S’janë vetëm punë vjer­shash e ahengjesh, siç mund të duken në vështrimin e parë. Zaten, po të ishin ashtu, as që do të denjonte të merrej sovrani i madh me to. Pra, punët qenkan të thella shumë. Kanë lidhje me vendosje e zhvendosje popujsh në Ballkan, me raportin midis popullsisë sllave e josllave, siç janë shqiptarët, me një fjalë, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me hartën e Ballkanit. Sepse eposi, siç ta thashë, këndohet në dy gjuhë: shqip dhe sllavisht, kështu që ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështje kufijsh etnikë brenda­përbrenda perandorisë. Kështu thashë edhe unë në fillim: ç’hyn këtu Austria, e aq më tepër Rusia, por ja që hykëshin edhe njëra, edhe tjetra. Austria mbron popujt josllavë. Rusia, përkundrazi, baba Cari, siç e quajnë sllavët mbretin rus, ndërhyn vazhdimisht te sulltani ynë për gjendjen e sllavëve. Ka njerëzit e vet kudo, që e informojnë. Kurse ai epos paska lidhje pikërisht me marrë­dhëniet e popujve të Ballkanit».[15]
 
Analogjia është e qartë me kohën kur u shkrua dhe u botua ky roman i Kadaresë. «Austria» janë SHBA-të, që i nxitin shqip­­tarët në Kosovë për t’u ngritur kundër Serbisë, si dhe nxitin Shqipërinë që t’i mbështesë. Rusia është po Rusia. «Qypri­lli­njtë» janë Shqipëria (shteti shqiptar). Rapsodët janë shqiptarët e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë në përgjithësi. Në romanin e Kadaresë Qyprillinjtë e ndajnë dilemën duke pranuar që rapso­dët të masakrohen dhe duke pranuar politikën e afrimit me Ru­si­në. Pra, regjimi shqiptar i jep Rusisë dhe Serbisë kumtin se nuk do ta mbështesë Kosovën dhe shqiptarët e tjerë në Jugo­sllavi në luftën e tyre, edhe pse për këtë gjë e nxitin SHBA-të. Kur në Kosovë ndodhën demonstratat e pranverës së vitit 1981, shteti shqiptar nuk reagoi zyrtarisht, por vetëm me disa artikuj gazete, që edhe ata filluan të botohen një javë pas fillimit të demonstratave dhe të dhunës serbe kundër shqiptarëve.
 
PPSH vazhdoi që të bëjë një politikë praktikisht proruse dhe proserbe, domethënë antiamerikane në dëm të çështjes shqip­tare, edhe pasi u shndërrua në PS, deri në 1995, kur ndryshoi kur­­sin pasi e pa se SHBA-të qenë faktori decide ndërkombëtar për zhvillimet në Ballkan, por dhe atëhere u pajtuan me SHBA-të nga e keqja, duke bërë më tepër një politikë pro greko-ame­ri­kane sesa proamerikane dhe duke pritur momentin kur SHBA-të do të dëbohen nga Ballkani për të bërë vetëm politikë pro­greke.
Pas rënies së komunizmit Ismail Kadare vazhdoi të shërbejë si përcjellës i kumteve, këtë herë i kumteve franceze për shqiptarët në dy anët e kufirit. Dhe përgjithësisht kumtet fran­ceze për shqiptarët janë kumte serbe të koduara.
Ismail Kadare nuk ka pasur asnjë arsye që të krenohet me këtë roman të vetin, pasi ai është libri më komprometues për të. Në një intervistë që Kadare i ka dhënë Denis Fernandez Reca­tala, ndër të tjera thotë, duke cituar një studiues francez: «A nuk shprehej pikërisht Lautremont-i që ‘Gjithë ujët e detit nuk do të mjaftonte për të fshirë një njollë gjaku intelektual’».[16]
Kjo është e vërtetë sepse në krimet intelektuale nuk derdhet gjak autentik, por gjak virtual, «gjak» idesh, mendimi. Por, kur Kadare ua thotë këto gjëra perëndimorëve ai nuk kërkon ndjesë për «gjakun» intelektual që ka derdhur me librat e veta. Dhe romani i Ismail Kadaresë «Pallati i ëndrrave» është pikërisht një krim intelektual, që nuk mund të shlyhet. Ashtu si në krimin e Atridëve, krimi fillestar bart një mallkim që gjeneron krime të reja.

Cameria


Albanologu Robert Elsie dhe studiuesi Bejtullah Destani promovojnë sot në Tiranë, ora 11:00 në hotel “Sheraton” librin  dokumentar në anglisht, “The Cham Albanians of Greece” me mbështetjen e Institutit të Studimeve për Çamërinë. Libri bazohet në arkivat më të pasur me dokumente domethënëse mbi Çamërinë, ato të Lidhjes së Kombeve dhe Misioneve Britanike, si dhe dokumentet e mbledhura nga misionet e tjera diplomatike midis viteve 1913 dhe 1960
Robert Elsie



Çamët, të njohur greqisht si Tsamides, janë shqiptarë, të cilët banojnë në pjesën më jugore të trevave shqipfolëse. Krahina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në kufirin greko-shqiptar. Pjesa më e madhe e Çamërisë ndodhet në rajonin e Epirit grek, i cili përfshin pak a shumë prefekturat e Thesprotisë dhe të Prevezës, por Çamëria përfshin edhe pjesën më jugore të Shqipërisë, d.m.th. zonën e Konispolit. Kur forcat greke morën Çamërinë dhe Epirin gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, çamët përfunduan papritmas në Greqi, të shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Kufiri i ri midis Greqisë në zgjerim dhe Shqipërisë së sapolindur mbeti i pacaktuar për një kohë dhe kjo shkaktoi paqëndrueshmëri politike afatgjatë në rajon. Ngacmime të vogla tradicionale mes të krishterëve dhe myslimanëve, mes grekëve dhe shqiptarëve, u shndërruan në një kërdi të llahtarshme. Kaosi mbretëroi në jug të Shqipërisë dhe në Epir, dhe u derdh shumë gjak. Në memorandumin e tij “Çështja e Epirit – flijimi i një populli” Mid’hat bej Frashëri (1880-1949) denoncoi karakterin çnjerëzor të sulmeve greke mbi jugun e Shqipërisë, por sigurisht që u kryen krime të rënda nga të gjitha palët. Mijëra refugjatë shqiptarë u dyndën për në Vlorë ku mbetën të pastrehë në kushte të mjerueshme. Shumë njerëz vdiqën nga tifoja apo thjesht nga mungesa e ushqimit. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër në pranverë të vitit 1913, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia) nuk arritën të merreshin vesh për çështjen nëse Epiri t’i jepej Shqipërisë apo Greqisë dhe, nëse të ndahej, se ku do të caktohej kufiri. Për këtë arsye, në gusht 1913, Konferenca ngriti një Komision Ndërkombëtar Kufiri (International Border Commission) i cili u dërgua në rajon në vjeshtë të atij viti për të ndarë të Pandashmen. Roli vendimtar në caktimin e kufirit duhej të ishte identiteti etnik i popullsisë, por u morën parasysh edhe faktorë të tjerë. Rezultatet e punës së Komisionit u shpallën në Protokollin e Firences, të nënshkruar në dhjetor 1913, i cili e la Çamërinë, me popullatën e saj shumice shqiptare, në anën greke të kufirit. Protokolli i Firences la gjithashtu një pakicë të dukshme greke në anën shqiptare. Qeveria e re shqiptare nuk ishte në gjendje për të ushtruar ndikimin e saj në jug të vendit dhe, me gjithë Protokollin e Korfuzit të majit 1914, i cili konfirmoi statuskuonë, kontrollin në pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë e kishin de facto forcat greke, në rajonin që tanimë quhej Vorioepiri. Pas sulmit të vitit 1913, Çamëria në anën jugore të kufirit u përfshi drejtpërsëdrejti në shtetin grek. Në verë të vitit 1914, gjatë fillimit të Luftës së Parë Botërore, shteti i ri shqiptar pushoi së ekzistuari kështu që askush nuk mendonte më për kthimin e Çamërisë Shqipërisë. U vendos një administratë e re greke, për të cilën popullata ortodokse greke u gëzua shumë. Por që prej fillimit, veprimet e saj armiqësuan banorët shqiptarë myslimanë, mbase qëllimisht. Gradualisht u bë e qartë se synimi ishte asimilimi i shqiptarëve ortodoksë dhe dëbimi i shqiptarëve myslimanë. Gjatë viteve në vijim, përfshirë periudhën e Luftës së Parë Botërore dhe menjëherë pas asaj, u ushtrua presion në mënyra të ndryshme, si i padukshëm, po ashtu edhe i dhunshëm, për të inkurajuar, edhe madje për të detyruar shqiptarët myslimanë të largoheshin nga Çamëria. Çeta paramilitare, si ajo e Deli Janakis, sulmuan fshatra shqiptare, frikësuan banorët dhe qindra të rinj u dëbuan për në kampet në ishujt e Detit Egje. Treva të mëdha u konfiskuan me pretekst të një reforme agrare dhe ish-pronarëve, kryesisht familjeve të pasura shqiptare myslimane iu pagua shumë pak ose aspak kompensim, të cilat nuk shihnin mundësi tjetër përveç emigrimit. Në janar 1917, trupa italiane pushtuan për një kohë Konicën, Delvinakin dhe Sajadën dhe zëvendësuan administratën greke me një administratë vendore shqiptare. Pas viteve të shtypjes, situata u përmbys, dhe shqiptarët morën hak mbi fshatra greke, të cilat u plaçkitën dhe u dërrmuan. Pas Luftës së Parë Botërore erdhi lufta greko-turke e viteve 1919-1922, po aq e përgjakshme, rezultati i të cilës ishte një shkëmbin i madh popullate. Sipas Konventës për shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, nënshkruar në Lozanë më 30 janar 1923, të krishterët ortodoksë në Turqi, më shumë se një milion sish, duhej të rivendoseshin/dëboheshin për në Greqi, kursi myslimanët me banim në Greqi duhej të rivendoseshin/dëboheshin en masse për në Turqi. Përjashtime u lejuan vetëm për banorët grekë të Stambollit dhe për turqit e Trakisë perëndimore. Popullata myslimane shqiptare e Çamërisë dhe të Epirit nuk u përmend fare në Konventë. Në Çamëri u përhapën shumë shpejt thashetheme dhe frikë derisa më 19 janar 1923 qeveria greke deklaroi se myslimanët shqiptarë do të përjashtoheshin nga shkëmbimi i parashikuar. Në rajon u dërgua një komision i përzier i Lidhjes së Kombeve, pa përfaqësim shqiptar, për të përcaktuar prejardhjen e popullatës myslimane. Detyra e komisionit ishte mjaft i ndërlikuar sepse, për shkak të diskriminimit dhe të përndjekjes zyrtare dhe jozyrtare që kishin pësuar, shumë çamë donin të përfshiheshin në shkëmbim, të largoheshin pa kusht. Me gjithë deklaratën e qeverisë greke, shumë të tjerë u detyruan të përgatisnin çantat dhe të iknin për në Turqi. Në tokën e tyre dhe në shtëpitë e tyre u vendosën refugjatët e shumëvuajtur grekë nga Anatolia. Vitet ’30 panë një përmirësim të marrëdhënieve midis çamëve shqiptarë dhe shtetit grek, veçanërisht gjatë viteve të fundit të administratës së Kryeministrit Elefthérios Venizélos (1864-1936), por gjendja u përkeqësua dukshëm nga viti 1936 me vendosjen e diktaturës së Ioánnis Metaksás (1871-1941) kur u morën masa të hapëta shtypëse. U ndalua përdorimi i gjuhës shqipe publikisht dhe privatisht, dhe nuk u lejuan më libra dhe gazeta në gjuhën shqipe. Arsimi shqip kishte qenë rreptësisht i ndaluar në Çamëri që prej vitit 1913. Me pretekstin e kërkimit të armëve, policët rregullisht bastisën shtëpi shqiptare dhe rrahën banorët, shpesh duke i arrestuar pa shkak. Edhe gjatë periudhave kur situata ishte më e qetë, shqiptarëve të Çamërisë iu dha të kuptohej se nuk ishin të mirëpritur në Greqi. Në prill 1939, forcat italiane të diktatorit fashist, Benito Mussolini (1883-1945) pushtuan Shqipërinë dhe, brenda pesë ditësh, morën tërë vendin, duke e detyruar Mbretin Zog të arratisej. Me këtë pushtim, Shqipëria humbi pavarësinë e saj dhe u përfshi në Perandorinë e re Romake të Mussolini-t. Pak kohë pas kësaj, italianët e drejtuan vëmendjen ndaj Greqisë. Gjatë përgatitjes së fushatës për pushtimin e Greqisë, mëkëmbësi italian i Shqipërisë, Francesco Jacomoni di San Savino (1893-1973), përhapi propagandë për keqtrajtimin e pakicës çame dhe la të kuptohej se, me sundimin italian, gjendja do të ndryshohej, madje se Çamëria mund të ribashkohej me Shqipërinë.
Zbulimi i trupit pa kokë të prijësit rebel, Daut Hoxha (1895-1940) ishte një pikë kthesë. Koka e Hoxhës, e prerë siç thoshin nga agjentët grekë, qarkulloi nëpër fshatra të rajonit për të frikësuar banorët dhe për t’i detyruar të largoheshin. Në gusht 1940, ministri italian i Punëve të Jashtme, Konte Galeazzo Ciano (1903-1944), përdori rastin e vrasjes së Daut Hoxhës për të krijuar një incident të madh diplomatik midis të dy vendeve dhe për të bindur Mussolini-n për nevojën e pushtimit italian të Greqisë. Është e kuptueshme se çamët, pas një çerekshekulli të trajtimit si qytetarë të dorës së dytë në Greqi, nuk kishin pse të kundërshtonin përmbysjen e regjimit grek. Shumë prej tyre ishin të bindur se pushtimi italian do të përmirësonte gjendjen e tyre, dhe, në një farë mase, dëshira e tyre u realizua. Me pushtimin italian të Çamërisë dhe të Epirit në fund të tetorit 1940, situata ndryshoi përsëri për ortodoksët grekë të rajonit, të cilët iu nënshtruan autoritetit, kontrollit dhe persekutimit çam. Në verë të vitit 1942, administrata civile çame me këshillat e saj vendorë kishte zëvendësuar pothuajse tërësisht strukturat e mëparshme greke. Për të mbajtur pushtetin në rajon, autoritetet italiane në Çamëri, dhe gjermanët që pasuan në shtator 1943, bënë çmos për të theksuar dhe për të përforcuar armiqësitë tradicionale etnike midis shqiptarëve, grekëve dhe vllehëve. Shqiptarët dhe vllehët, më parë të nënshtruar dhe kokulur, u ngritën, dhe u krijuan njësi policore çame për të sunduar mbi popullatën greke. Gjatë pushtimit gjerman, erdhi fshehurazi një mision ushtarak britanik për të bindur udhëheqësit çamë të luftonin kundër Gjermanisë, por çamët refuzuan, jo pse donin Gjermaninë naziste, por thjesht, sepse e vetmja gjë që u ofronin britanikët ishte kthimi i sundimit grek. Me tërheqjen e forcave gjermane në verë dhe në fillim të vjeshtës të vitit 1944, Greqia ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshme civile. Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjenerali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. Zervasi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (Ethnikós Demokratikós Ellenikós Sýndesmos – EDES) u bë i njohur për spastrimin brutal etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga qershori 1944 deri në mars 1945. Njerëzit e tij i shikonin çamët si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve, dhe kërkonin të merrnin hak. Gjatë sulmeve të tyre, gjetën vdekjen disa mijëra burra, gra dhe fëmijë në Çamëri.
Më 27 qershor 1944, forcat e Zervasit hynë në qytetin e Paramithisë dhe vranë rreth 600 çamë myslimanë – burra, gra, dhe fëmijë – në një kërdi të paparë. Shumë viktima u përdhunuan dhe u torturuan para se të thereshin. Një batalion tjetër i EDES-it pushtoi Pargën të nesërmen ku u vranë 52 shqiptarë. Me 23 shtator 1944, fshati i Spatarit të Filatit u plaçkit dhe 157 persona u vranë. Shumë gra dhe vajza u përdhunuan, dhe u kryen shumë krime të tjera të llahtarshme. Sipas përllogaritjes së shoqatës çame të Tiranës gjatë sulmeve të viteve 1944-1945, u vranë gjithsej 2771 civilë shqiptarë. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, tërë popullata çame, e pambrojtur dhe e tmerruar, mori arratinë dhe iku për në Shqipëri për të shpëtuar. Këtu dëshiroj të përmend faktin se në vitin 1947, pas Luftës së Dytë Botërore, me gjithë përgjegjësinë për krime lufte dhe me gjithë faktin se ishte vetë i dyshuar për bashkëpunim me nazistët, Napoleon Zervas u emërua ministër i Rendit Publik në qeverinë greke! Spastrimi i çamëve myslimanë të Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi përfundimin e një kapitulli të dhimbshëm të historisë çame dhe fillimin e një tjetri. Vendi ku arritën çamët e rraskapitur dhe të uritur, pra Shqipëria, ishte pushtuar pak kohë para ardhjes së tyre, nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe forcat e tij komuniste. Udhëheqësit e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësisht të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë sepse, edhe ata i konsideronin si bashkëpunëtorë me fashistët. Megjithatë, çamëve u dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri. Çamët morën ndihmë jo nga regjimi i Enver Hoxhës, por nga administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (United Nations Relief and Rehabilitation Administration, UNRRA), e cila shpërndau çadra, ushqime dhe ilaçe në kampet e mjeruara çame në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Delvinë dhe Tiranë. Refugjatët çamë u inkuadruan fillimisht në të ashtuquajturin Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë, krijuar në vitin 1944 si pjesë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, udhëhequr nga komunistët. Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë bëri fushatë për kthimin e çamëve në vendlindjen e tyre. Duhet theksuar se shumica e tyre nuk donin të rrinin në Shqipëri, veçanërisht duke marrë parasysh spastrimet e tipit stalinist që po zhvilloheshin aty. Komiteti mbajti dy kongrese në vitin 1945, një në Konispol dhe tjetri në Vlorë. Komiteti hartoi memorandume dhe dërgoi telegrame në mbështetjen e qëllimeve të tij. Në vitin 1946, përfaqësuesi i Shqipërisë ngriti çështjen çame në Konferencën e Paqes të Parisit, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme. Përpjekjet për të internacionalizuar çështjen çame ranë kryesisht në vesh të shurdhër. Për vite më radhë, çamët vazhduan të shpresonin se situata politike do të qetësohej dhe se ata do të mund të ktheheshin në Greqi. Por kjo nuk u bë. Edhe sot, në shekullin e 21-të, çamët e moshuar që kërkojnë të hyjnë në Greqi për një vizitë kthehen në kufi nga zyrtarët kufitarë grekë. Pasaportat e tyre stampohen me persona non grata ose madje grisen para syve të tyre. Në fillim të viteve ’50, çështja çame u konsiderua e mbyllur. Qeveria shqiptare u dha çamëve nënshtetësinë e detyruar shqiptare dhe e shpërndau komitetin. Në vitet 1953 dhe 1954, qeveria greke miratoi ligje sipas të cilëve, prona çame konsiderohej e braktisur dhe kështu ligjërisht e konfiskuar. Nuk kishte për të pasur kthim. Që prej ngjarjeve tragjike të Luftës së Dytë Botërore kanë kaluar shumë dhjetëvjeçarë. Megjithatë, ndër çamët mbetet një ndjenjë padrejtësie dhe viktimizimi. Me gjithë marrëdhëniet shumë të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe me të gjitha marrëdhëniet përgjithësisht miqësore midis popullit grek dhe popullit shqiptar, është pikërisht kjo, arsyeja pse çështja çame nuk zhduket. Sot nuk ka pretendime serioze për ndryshimin e kufirit apo për kthimin e rajonit çam Shqipërisë. Pas një shekulli, kufiri i sotëm është botërisht i pranuar si realitet. Atëherë, çfarë duan çamët? Pas Luftës së Dytë Botërore, çamëve iu mohua kolektivisht nënshtetësia greke. Humbën pronën dhe u dëbuan nga vendlindja e tyre. Atë që kërkojnë është njohja e padrejtësisë së kryer. Ata duan gjithashtu kthimin e pronës apo të paktën një kompensim për humbjet, dhe shumë prej tyre duan të kthehen në atdheun e tyre çam, pra kthimin e nënshtetësisë greke. Pengesa kryesore në arritjen e këtyre qëllimeve modeste mbetet ligji grek i luftës i vitit 1940, i cili faktikisht është ende në fuqi. Për dhjetëvjeçarë me radhë, autoritetet greke kanë futur kokën si struci në rërë dhe kanë refuzuar të diskutonin problemet. Ata thjesht mohojnë ekzistencën e çështjes çame, madje edhe ekzistencën e një pakice shqiptare në Greqi.
Në një perspektivë afatgjatë, Europa duhet të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes çame. Shpresoj se në të ardhmen, sipas shembullit të Europës Perëndimore, kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë do të fshihet dhe bëhet i padukshëm dhe se popujt e të dyja vendeve do të mund të vijnë dhe të shkojnë si duan, duke lënë pas hijet e së shkuarës.
*Titulli i redaksisë. Titulli origjinal, “Vështrim mbi shqiptarët çamë të Greqisë”